Kosovaret: Na ofroni me shume sherbime
E Merkure, 26 Shtator 2007
Fjoraldi Zguro
Shume mendojne se kosovaret, qe vershojne gjate stines se nxehte drejt brigjeve te Adriatikut ne Durres apo ne Golem, mjaftohen me dhomen e hotelit dhe reren e plazhit. Profesionistet e biznesit turistik kosovar mendojne ndryshe. Sipas tyre, pushuesve kosovare ju ofrohet nje pakete turistike anemike, me pak sherbime dhe me mundesi te limituara te kalimit te kohes se lire, faktore te cilet kane kushtezuar nguljen ne nje vend te vetem pergjate gjithe kohes se pushimeve per mijerat e kosovareve ne sezonin e veres. "Produkti turistik, i ofruar deri me tani per turistet kosovare, ka qene i manget," u shpreh per gazeten "Koha Jone", Zeke Ceku, presidenti i Asosacionit Kosovar te Turizmit (KOTAS). Ceku i meshon idese se turistet kosovare mund t'ia lejojne vetes qe te shpenzojne per pushimet e tyre shifra edhe me te larta, aq me teper kur behet fjale per nje destinacion turistik si Shqiperia, ku ende ndjenja e patriotizmit eshte e larte. "Duhet te keni te qarte se nje pjese e mire e kosovareve qe vijne per pushime ne Shqiperi jetojne ne vende te Perendimit dhe kane mundesi te konsumimit te cmimit me te larte", shprehet kreu i shoqates kosovare per turizmin, "por duhet pare oferta juaj, dhe te mos mbetet motiv i ardhjes vetem plazhi dhe deti, por edhe trashegimia, kultura, programe te kombinuara etj.", vazhdon Ceku.
Nga ana tjeter, operatoret turistike shqiptare ndjehen te lene jashte loje, pasi trendi i viteve te fundit tregon se pjesa dermuese e pushuesve kosovare mberrin ne menyre te paorganizuar ne Shqiperi. "Tregu kosovar nuk zgjedh te vije nepermjet agjencive turistike, por ne menyre te rastesishme dhe individuale", pohoi Sadik Malaj, kryetari i Unionit Shqiptar te Operatoreve Turistike. Sipas Malajt, kjo eshte edhe nje nga arsyet qe turisteve kosovare nuk ju ofrohen shume sherbime. "Kosovaret vijne me autobus ose me makinat e tyre deri ne Durres dhe me andej nuk dine se cfare te bejne", shtoi Pashk Preka, operator shqiptar i transportit turistik. Ekzistencen e ketij problemi e konstaton edhe komuniteti i biznesit turistik kosovar. "Fatkeqesisht, menyra se si kosovaret vijne ketu eshte nje terren, ku nevojitet te punohet me shume", tha kreu i KOTAS-it, "prandaj lypet forcimi i bashkepunimit midis agjencive turistike, per te mundesuar mberritje te organizuara turistike", vijoi Ceku. Sipas tij, kjo gje do te mund te arrihet brenda nje periudhe afatmesme.
Rritjes se bashkepunimit midis dy vendeve ne sektorin e turizmit i sherbeu edhe takimi i organizuar dje ne Tirane midis te dy shoqatave homologe te turizmit. Ne fund te takimit u arrit te lidhet edhe nje memorandum bashkepunimi, i cili do te konkretizohet me partneritet si ne shkembimet turistike, ashtu edhe ne projekte te perbashketa, panaire etj. Tregu turistik kosovar, prej disa vitesh mban peshen kryesore te flukseve turistike ne vendin tone per stinen e nxehte. Ky treg mendohet te perforcohet me teper vitet e ardhshme me perfundimin e rruges Durres-Prishtine, e cila do te shkurtoje ndjeshem distancen midis dy vendeve. Plazhet me te frekuentuara te kosovareve mbeten Durresi dhe Golemi, por kete vere u vu re shtrirja e prezences me ne jug, drejt plazheve te Jonit.
Paketa turistike per Bjeshket e Nemuna
Ne ju ofrojme detin dhe jodin per pushime, ndersa kosovaret na servirin bukurite e bjeshkeve dhe oksigjenin e alpeve. Nga viti i ardhshem, tregut shqiptar do t'i shtohet per here te pare nje oferte turistike nga Kosova. "Jemi duke identifikuar produktin turistik, ku Bjeshket e Nemuna zene nje vend te rendesishem", pohon kreu i Asosacionit Kosovar te Turizmit, Zeke Ceku. Sipas tij, brenda ketij viti do te arrihet te krijohet edhe paketa turistike, te cilat tentojne te perfshijne jo vetem kosovaret, por edhe vizitore nga vendet fqinje. "Nga fundi i janarit te ardhshem, do t'i ofrojme tregut shqiptar Bjeshket e Nemuna apo Alpet shqiptare, sic quhen ndryshe, te cilat shtrihen ne 6 komuna", tregoi Ceku. Pervec bukurive natyrore te bjeshkeve, vizitoret do te kene mundesi te njihen me traditat dhe zakonet e banoreve te ketyre aneve, si edhe te strehohen ne njesi akomoduese te tipit "kulle" te pershtatur per turistet. Ne kete menyre mund t'i hapet rruga e krijimit te itinerareve te perbashketa nderkufitare mes Kosoves, Shqiperise dhe Malit te Zi.
Kosova pak njihet si destinacion turistik nga ana e shqiptareve. Besnik Vathi, operator me eksperience te gjate ne turizmin shqiptar, eshte i mendimit se "nuk jane shfrytezuar si duhet potencialet turistike mes dy vendeve pas hapjes se kufijve". Nga ana tjeter, vijon Ceku, "edhe vete kosovaret nuk i njohin mjaftueshem potencialet e tyre turistike dhe jane skeptike per zhvillimin e ketij sektori". Sipas tij, brenda pak vitesh, Kosova mund te shnderrohet ne nje treg plotesues per vendet fqinje te favorizuara nga prania e detit.
Fjoraldi Zguro