PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Te infektuarit qellimisht, demshperblimi vetem ilace dhe vizita


E Enjte, 20 Shtator 2007

Asistence dhe kontrolle mjekesore ne cdo kohe. Ky ka qene premtimi i bere nga zv.ministri i Shendetesise, gjate nje takimi me te infektuarit me HIV/AIDS, si dhe familjaret e tyre. Zv.ministri eshte shprehur, gjate takimit te djeshem, me viktimat e skandalit se ceshtja do te sqarohet me transparence te plote, derisa autoret te vihen para pergjegjesise. Nga ana tjeter, Ivanaj i ka siguruar te infektuarit dhe familjaret e tyre se ata do te kene mbeshtetje mjekesore, financiare dhe morale. Ai ka siguruar gjithashtu se sistemi yne shendetesor, aktualisht ofron sigurine maksimale, sipas standardeve evropiane per te gjithe pacientet qe kane nevoje per transfuzion. Ne kete menyre, ai ka nenkuptuar edhe nje here se fajin e vertete e kane pasur teknikat e asaj periudhe kur ndodhi infektimi. Zevendesministri Ivanaj ka theksuar edhe nje here se, strukturat perkatese te Shendetit Publik dhe mjeket e familjes ne rrethin ku jetojne dy te infektuarit, do t'u qendrojne prane dhe do t'u japin asistencen e duhur mjekesore ne cdo kohe. Aktualisht, dy personat e infektuar jane nen kontrollin e strukturave shendetesore dhe po trajtohen nga specialistet perkates. Ngjarja e rende e infektimit te nje femije dyvjecar dhe nje te moshuari ka ndodhur ne dhjetor te vitit 2005, por eshte publikuar me 10 shtator te ketij viti. Ministria e Shendetesise pranoi se infektimi kishte ndodhur gjate procesit te transfuzionit te gjakut, dhe se fajin e kishin pasur teknikat aspak moderne te asaj kohe. Megjithate, specialiste te Bankes se Gjakut kane pohuar se siguri 100 per qind nuk mund te kete kurre ne asnje vend te botes. Kjo per shkak te periudhes dritare, kur virusi rri i fshehur. Tashme pritet qe dosja per zbardhjen e personave pergjegjes per infektimin e pacienteve qe kane bere transfuzion gjaku te shkoje ne prokurori, ku do te behet dhe zbardhja e ketij skandali.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika