PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Hajdutet ne aksion, vetem dje, 8 te kapur


E Enjte, 20 Shtator 2007

TIRANE - Hajdutet nuk kursejne asgje ne Tirane, duke arritur deri ne bastisje te plote te banesave. Tete persona jane vene ne pranga, per akuzen e vjedhjes vetem diten e djeshme ne kryeqytet, pas denoncimeve nga qytetaret. Sipas burimeve zyrtare, pjesa me e madhe e te dyshuarve jane te mitur, ndersa kane vepruar ne zonat periferike te Tiranes. Policia e Komisariatit numer 3, ka vendosur ne pranga te miturit me inicialet D.R., 16 vjec, i denuar me pare per "vjedhje me dhune", A.D., 17 vjec, I.R., 17 vjec. Sipas informacioneve te policise, mesohet se tre te ndaluarit, ne bashkepunim me njeri-tjetrin, dyshohet se ne periudha te ndryshme te kohore, kane realizuar nje sere vjedhjesh kryesisht te automjeteve dhe jane kapur ne flagrance ne momentin e shitjes se nje automjeti te vjedhur. Po gjate dites se djeshme jane arrestuar ne flagrance dhe tre te mitur te tjere, te dyshuar per konsumim te vepres penale te "vjedhjes". E. M., 17 vjec, A. B., 17 vjec, B. B., 17 vjec, jane vene ne pranga, pasi ne bashkepunim dyshohen se kane vjedhur motorin e nje personi. Nderkohe, blute kane vene ne pranga dhe dy persona te tjere, Gezim Shaba, 44 vjec, pasi dyshohet se ka vjedhur nje makine dhe akuzohet per vepren penale te "trafikut te mjeteve motorike", si dhe Martin Bramellari, i shpallur ne kerkim pasi ishte denuar per "vjedhje".

A.C


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika