PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

I denuari per vrasje, pranga ne Greqi


E Enjte, 20 Shtator 2007

ATHINE - Arratia prej tete vitesh ne Greqi, ka perfunduar diten e djeshme per nje te denuar me 25 vjet burg, per vrasje, nga Gjykata e Tiranes. I kerkuari nga policia eshte vene ne pranga ne shtetin helen pas informacioneve te siguruara nga Interpol Tirana, ndersa figuronte ne liste qe prej vitit 1999. Burime zyrtare thane dje, per gazeten "KJ", se eshte kapur Robert Preni, i denuar ne vendin tone me 25 vjet heqje lirie, per vepren penale te "vrasjes me paramendim". Menjehere autoritetet e vendit fqinj kane marre kontakt me Ministrine e Brendshme, duke shkembyer informacionin dhe fakset perkatese per te identifikuar te dyshuarin. Sipas policise, venia ne pranga e Robert Prenit eshte kryer me qellim ekstradimin e tij ne Shqiperi, ku eshte denuar me 25 vjet burg per vrasjen e Shkelqim Malokut. Ndalimi i 48-vjecarit Preni eshte bere dje, ne Selanik. Ngjarja, per te cilen eshte arrestuar i dyshuari Preni, ka ndodhur ne vitin 1999, ne fshatin Marikaj, te Tiranes. Preni eshte denuar qe ne vitin 2000, nga Gjykata e Shkalles se Pare te kryeqytetit me 25 vjet heqje lirie. Prej atij momenti, i dyshuari eshte shpallur ne kerkim nderkombetar, por per tete vite me radhe nuk ishte bere i mundur arrestimi i tij. Strukturat e policise se kryeqytetit kishin marre informacione ne lidhje me vendndodhjen dhe per arrestimin e 48-vjecarit, ndersa kane njoftuar koleget helene, qe dje kane bere dhe kapjen e Prenit ne Selanik. "Personi ne fjale ka qene shpallur ne kerkim nderkombetar nga Interpol-Tirana, sepse Gjykata e Tiranes, me vendimin te dates 29 mars te vitit 2000, e ka denuar me 25 vjet burg per vepren penale te vrasjes me paramendim", deklaruan zyrtare te Policise se Shtetit. Sipas te dhenave te Interpol Tiranes, me daten 1 qershor te vitit 1999, Preni ka pasur nje konflikt per motive banale, ne rrugen nacionale Durres-Tirane, ne afersi te fshatit Marikaj dhe gjate zenkes ka vrare Shkelqim Malokun.

A.C


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika