PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

"Lamtumire" Policia Rrugore


E Enjte, 20 Shtator 2007

Artan Cena

Tirane - Shkrihet policia e Qarkullimit Rrugor ne Tirane. Sektori qe eshte bere dhe "ferri" i shofereve, i kalon ne varesi direkt te Drejtorise se Policise dhe vendoset me zyra ne secilin prej komisariateve te kryeqytetit. Pas vendimit per kalimin e nje pjese te kompetencave te vendosjes se gjobave Patrulles se Pergjithshme, brenda nje muaji del edhe urdhri i dyte per shkrirjen e rrugoreve nga komisariat ne nje sektor brenda komisariateve. Lajmin e bene te ditur burime zyrtare te Policise se Tiranes, dje, per gazeten "Koha Jone".

Struktura e re e policise, qe pritet te hyje ne funksion keto dite, ka ne perberje te saj dhe ndryshimin e Komisariatit te Policise Rrugore, i cili do te "shkrihet". Burime nga Policia e Shtetit, thane nje dite me pare, se "efektivat e uniformave blu, qe disiplinojne rruget, do te kalojne ne varesi te komisariateve te kryeqytetit dhe do te varen nga drejtuesit e tyre". Struktura do te veproje sipas skemes amerikane te uniformave blu, ku efektivat do te kene kompetenca te ndryshme, ndermjet te cileve dhe ndeshkimin e drejtuesve te automjeteve. Implementimi i saj pritet te behet muajin e ardhshem, nderkohe qe po kryhet ndarja e tre departamenteve ne Drejtorine e Tiranes dhe emerimi i tre zevendesdrejtoreve. Efektivat rrugore do te mbulojne rruget dhe territorin qe mbulon komisariati, ne te cilin jane te vendosur me pune.

Por ndryshimi i struktures se Policise Rrugore ka sjelle ndryshime edhe ne hierarkine e saj. Per qarkullimin do te ngrihet nje seksion i vecante, qe do kontrolloje edhe komisariatet. Nderkohe qe ka pasur ndryshime te emrave drejtues te rrugoreve. Shkelzen Alia nuk do te jete me shef i komisariatit, por shef i sektorit ne Policine e Shtetit, ndersa vendin e tij e ka zene Krenar Ahmetaj. Prej pak ditesh, Komisariati i Policise Rrugore ka ndryshuar drejtuesit. Pas dy vjetesh, Aliaj leviz nga posti, duke kaluar shef i sektorit te Sigurise Rrugore, ne Drejtorine e Policise Rrugore. Nuk ka vonuar dhe zevendesimi i tij, pasi ne kete post eshte ulur Krenar Ahmetaj, i cili me pare ka punuar ne struktura te tjera te Policise se Tiranes.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika