Patrullat gjobisin ministrin Lul Basha
E Enjte, 20 Shtator 2007
TIRANE - Policet e rinj te Patrullave te Pergjithshme nuk kursejne as ministrat e kabinetit "Berisha" per thyerjet e ligjit. Parkingu i gabuar i makines i ka kushtuar nje gjobe njemije lekeshe ministrit te Puneve te Jashtme, Lulzim Basha. Ngjarja ka ndodhur pak dite me pare, ne qender te Tiranes, ne zonen e ish-Bllokut. Ministri Basha ka qene duke udhetuar me nje makine private, nje "Mercedez Benz", ngjyre e zeze. Basha kishte parkuar mjetin ne menyre te paligjshme dhe efektivet e Patrulles se Pergjithshme nuk kane hezituar per ta gjobitur me njemije leke per "parkim te gabuar". Burimet nga policia e qarkullimit rrugor bene te ditur se vetem pak dite me pare, Patrulla e Pergjithshme kishte ndermarre nje aksion ne zonen e ish-Bllokut, per largimin e mjeteve, qe kishin parkuar gabimisht, duke bere bllokimin e rrugeve. Ne rrugen kryesore te zones, nje mjet "Mercedes Benz", tip "ML", kishte parkuar dyshe. Makina me ngjyre te zeze dhe me targe TR 0770 P, ishte lene ne ane te rruges dhe pronari i saj nuk gjendej aty. Duke qene ne kushtet e nje parkimi te gabuar, policet kane prere per kete mjet nje gjobe, pa iu trembur syri dhe qe te interesoheshin se kujt i perkiste. Duke pare fleten e gjobes, roja i nderteses, "Sky Tower", u ka treguar atyre se mjeti i parkuar gabimisht, ishte i ministrit te Jashtem, Lulzim Basha, makina private e tij. Por efektivi i policise, e kishte prere fleten e gjobes dhe ka qene vone per ta kthyer mbrapsht. Fleta eshte vendosur ne xhamin e pare. Mesohet se, pavaresisht se kane kaluar disa dite qe nga vendosja e kesaj gjobe, deri dje ajo nuk eshte likuiduar prane sektorit te Policise se Qarkullimit Rrugor ne Tirane. Uniformat blu bene te ditur se ky mjet rezulton debitor ndaj shtetit, edhe pse i perket kreut te Ministrise se Puneve te Jashtme. Ky nuk eshte i vetmi rast qe zyrtare apo ministra te qeverise thyejne rregullat e qarkullimit rrugor. Madje, sipas te dhenave, shpeshhere mjetet e tyre kthehen ne probleme serioze per efektivet e policise rrugore.
A.Cena