PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Tenderet e bashkise, 25 zyrtare do rrefehen


E Enjte, 20 Shtator 2007

Dosja e abuzimeve te Bashkise se Tiranes per tenderet ne infrastrukture e urbanistike ne fazen e fundit hetimore. Prokuroria e Tiranes zbulon 25 emrat e zyrtareve, qe do merren ne pyetje per kallezimin e kryer nga Kontrolli i Larte i Shtetit, i cili akuzoi tre drejtore te bashkise per shperdorim detyre e abuzime ne shuma te medha. Burime zyrtare te organit te akuzes thane dje, per gazeten "Koha Jone", se nje liste, e cila perfshin deri tani mbi 25 deshmitare, mes te cileve dhe tre drejtoret e pandehur, shume shpejt do te thirren per te dhene sqarime. Por numri i tyre pritet qe shume shpejt te kaloje shifren e 30 zyrtareve, qe kane dijeni per tenderet dhe veprimet e tjera ne institucionin e Bashkise se kryeqytetit. Burime nga organi i akuzes bene te ditur se deshmitaret do te jene pikerisht personat, te cilet kane marre pjese ne tender, firma, anetaret e komisionit, supervizoret e deri te zyrtaret e akuzuar si pergjegjes. Mesohet se te paret do te thirren drejtoret Dritan Agolli, Albert Lenja e Julian Zaho dhe me pas vartesit e tyre e perfaqesues te firmave konkurruese. Por, nga hetimi i deritanishem, emrat e perfshire ne liste jane konstatuar nga hetuesit ne dosjen voluminoze te dorezuar nga KLSH-ja, nje muaj me pare, ne prokurori. Madje, ne cilesine e deshmitareve jane edhe nje pjese e eksperteve te auditit, qe do japin shpjegime teknike e ligjore per demet e konstatuara e shkeljet ne legjislacion. Dosja, e cila po hetohet nga zyra e Task-Forces, i ka nisur hetimet e saj me materialet qe ka depozituar KLSH-ja ne organin e akuzes. Kallezimi penal i mberritur ne Prokurorine e Tiranes nga Kontrolli i Larte i Shtetit, rreth nje muaji me pare, permban te gjitha shkeljet qe jane bere nga drejtuesit e Bashkise se Tiranes, per periudhen e viteve 2005-2006. Ne perfundim te raportit, jane denoncuar 3 zyrtaret, Dritan Agolli, drejtor i Urbanistikes, Albert Lenja, drejtori i Infrastruktures, si dhe Julian Zaho, drejtori i Zyres se Prokurimeve.

R.Caushaj

Te denoncuar

Dritan Agolli, drejtor i Urbanistikes

Albert Lenja, drejtori i Infrastruktures

Julian Zaho, drejtori i Zyres se Prokurimeve


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika