"Banda" e policeve, zbulohen 4 deshmitare
E Enjte, 20 Shtator 2007
Redinalda Caushaj
Tirane - Prokuroria gjen kater deshmitare, per te "vene me shpatulla per muri" grupin e policeve, qe akuzohen per trafik klandestinesh drejt Greqise, i goditur dy muaj me pare. Te arrestuarit gjate operacionit te koduar "Butrinti", midis tyre edhe 6 punonjes te policise se Sarandes, tashme nuk mund t'i shpetojne me burgut. Prova, te cilat kane mbushur dosjen, do t'i paraqiten gjykates vetem ditem kur te pandehurit do te kene serish masen e sigurise. Burime nga organi i akuzes bene te ditur se kater jane deshmitaret, te cilet tregojne edhe rruget e trafikimit.
Vetem disa dite pas zbarkimit per inspektim te gjashte oficereve te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne rrethe, Prokuroria e Krimeve te Renda ka gjetur kater deshmi te bujshme te emigranteve, te cilet tregojne trafikimin e tyre, si dhe identifikojne te akuzuarit, mes te cileve edhe grupin e 6 policeve. Inspektimi u be ne pese rrethe dhe zgjati dy jave, ndersa gazeta "KJ" kishte publikuar lajmin per hetimin. Qytetet ku u moren te dhenat jane Vlore, Fier, Sarande, Gjirokaster e Kurbin, rrethe nga te cilat dyshohet se jane trafikuar me shume klandestine drejt shtetit fqinj te Greqise. Burimet saktesuan se finalizimet dhe gjetja e kater deshmitareve u realizua vetem pas pergjimeve telefonike, pasi ishin permendur edhe adresa banimi. Nga verifikimet e bera, u konstatua se kater deshmitaret gjendeshin ne Vlore dhe ne Sarande, qytete nga jane kryer trafikimet.
Dy here gjykata ka shtyre afatet e paraburgimit per masen e sigurise per gjashte policet, qe dyshohet se jane implikuar ne rrjetin e trafikut. Shkak jane bere mungesa e provave dhe mos deshifrimi i pergjimeve telefonike. Heren e pare, 12 te pandehurit kane dale per mase sigurie dhe Gjykata e Krimeve te Renda ka vendosur lenien e tyre ne burg me afat, per shkak se pergjimet e telefonave, te cilat jane lejuar te beheshin nga gjykata, nuk jane pranuar si prove materiale, e cila mund t'i mbante plotesisht ne burg te akuzuarit. Gjate seances se dyte, gjykata i kerkoi organit te akuzes gjetjen e deshmitareve, te cilet ishin trafikuar nga 12 te akuzuarit. Aktualisht prokuroria disponon kater deshmi. Seanca e radhes pritet te zhvillohet vetem pas disa ditesh. Burimet saktesuan se te kater deshmitaret kane pranuar se jane trafikuar nga 12 te pandehurit, te akuzuar nga Krimet e Renda.
Te arrestuarit police
Petraq Rako
Dritan Kaso
Neim Daci
Kadri Emini
Ilmi Bejko
Vullnet Ruci
Te arrestuarit civile
Arjan Shehu
Sokol Cokalli
Paulin Haxhia
Emin Halili
Ilia Thoma
Rexhep Zani
Hetimet
Si u zbulua rrjeti
Pergjimet telefonike disamujore te ketij viti, kane mberthyer edhe 12 te akuzuarit per trafik qeniesh njerezore nga Saranda e Vlora, ne drejtim te Greqise, kundrejt perfitimit. Mes te dyshuarve edhe 6 police, efektive te Komisariatit te Sarandes, sektori i policise kufitare e paraburgim. Dy muaj me pare, Ministria e Brendshme, ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda, ne saje te operacionit te koduar "Butrinti", kane vene ne pranga 12 persona, ku midis tyre gjashte punonjes policie. Sipas organit te akuzes, te ndaluarit, ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane trafikuar drejt shtetit fqinj, Greqise, emigrante ne rruge klandestine, kundrejt pageses deri ne 2 mije euro.