PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

"Si me trafikoi Jani ne Itali"


E Enjte, 20 Shtator 2007

Elona Elezi

Tirane - Rrefehet ne gjykate kengetarja e cilesuar si "Shakira" shqiptare, e cila ka bere denoncim per trafikimin nga i dyshuari Jani Tafa, ne Itali dhe shfrytezimin per te pakten 7 muaj ne rruge. Pas dy vjetesh, procesi gjyqesor ne Tirane, per here te pare ka dale para trupit gjykues e demtuara Eneida I., me emrin e artistes "Shakira shqiptare", ne historine e nisur gjate vitit 2005. "Jani Tafen e kam njohur fare rastesisht, ne nje lokal ne Durres. Kemi qendruar per ca muaj te lidhur dhe me pas jemi nisur drejt Italise, per t'u martuar. Por, sapo kemi arritur atje, me ka nxjerre per te punuar ne rruge". Keshtu ka rrefyer 21- vjecarja, qe ne kohen kur eshte mashtruar ka qene vetem 18 vjece. Seanca ne Gjykaten e Krimeve te Renda, dje, eshte zhvilluar ne masa te larta sigurie dhe me dyer te mbyllura. Ne kete proces eshte thirrur si deshmitare edhe Elda Shabani, e cilesuar si "Madona".

Procesi ka nisur paraditen e djeshme, ndersa prokuroria ka thirrur per te deshmuar pikerisht Eneida I., 21 vjece, qe eshte edhe vajza e demtuar ne historine e trafikimit nga i dyshuari Jani Tafa. Ngjarja ka ndodhur ne vitin 2005 dhe ka zgjatur shtate muaj. 21-vjecarja me iniciale Eneida. I., nga qyteti i Durresit, e njohur si "Shakira shqiptare", ka dhene deshmine e saj ne seancen me dyer te mbyllura ne Gjykaten e Krimeve te Renda, per shkak se deshmia e saj perben nje sekret hetimor. Por, sipas burimeve zyrtare prane gjykates, mesohet se e reja ka treguar me detaje perpara prokurorit te ceshtjes, trupit gjykues, si dhe vete personit te akuzuar, kohen, nga njohja me te pandehurin Tafa, e deri te perfundimi, duke punuar ne rruget e Italise si prostitute. "Fillimisht ia kalonim shume mire, duke dale dhe duke u argetuar. Deri ne momentin qe u nisem drejt Italise cdo gje shkonte per mrekulli. Por atje ndryshoi gjithcka. Me nxori te punoja ne trotuar", ka vijuar e demtuara.

Pasi eshte pyetur rreth periudhes se sa kohe ka punuar per te pandehurin, ajo ka treguar se "kam punuar nen presionin e dhunes perreth 7 muaj. Dhe nga puna qe une beja cdo nate, Jani fitonte shume mire, duke me shfrytezuar". Nderkohe qe pyetjes se cila ishte menyra qe Eneida I., arriti te shpetoje nga tutela e Tafes, ajo eshte pergjigjur se "nje dite ka mundur te jete per pak caste e lire nga tutori i saj dhe i eshte drejtuar policise italiane ne posten me te afert". Pasi ka bere kallezimin penal, autoritetet jane marre me strehimin, deri ne momentin qe e kane sjelle perfundimisht ne Shqiperi, ku eshte rehabilituar. Ne procesin gjyqesor te Arjan (Jani) Tafes, pritet te deshmoje dhe kengetarja Elda Shabani, e njohur si "Madona" me emrin artistik. Tafa u arrestua gjate vitit 2005, pas denoncimit per trafik dhe shfrytezim prostitucioni.



Jani Tafa u kap pas denoncimit

Jani (Arjan) Tafa akuzohet per konsumimin e vepres penale te "trafikimit te femrave per shfrytezim prostitucioni". I dyshuari u denoncua dhe arrestua gjate vitit 2005 nga nje adoleshente se e kishte mashtruar dhe trafikuar per prostitucion ne Itali. Ndaj tij ka nisur dhe nje proces gjyqesor ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Procesi eshte ne fazen e thirrjes se deshmitareve, dhe heren e ardhshme pritet te deshmoje dhe kengetarja Elda Shabani, prania e se ciles ne rolin e deshmitares do te behet forcerisht.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika