Gjergji Bojaxhi, "Nuk gjunjezohemi para armeve!"
E Enjte, 20 Shtator 2007
Kreu i KESH-it, Gjergji Bojaxhi, ka qene ne dijeni te faktit se pasditen e djeshme policia elektrike do te kryente prerjen e lidhjeve te paligjshme te banoreve te zones se Hoxhares. Ai ka mberritur me urgjence ne spitalin e Fierit, ku ka kontaktuar me bluzat e bardha, me qellim qe te plagosurve t'u jepet gjithe ndihma e nevojshme, si edhe ndihma e specializuar ne Tirane. Bojaxhi ka takuar edhe familjaret, duke u thene se shteti do te interesohet qe ata te kene sherim te shpejte. Nga ana tjeter, kreu i KESH-it ka pohuar se ka kontaktuar me strukturat e Policise se Shtetit, per te vene sa me pare ne pranga autoret e ngjarjes. "Ne nuk gjunjezohemi para njerezve te tille qe ushtrojne presione edhe me arme. Do te zbatojme ligjin deri ne nje, qe KESH-i te marre ate cfare i takon prej konsumatoreve te tij. Punonjesit tane jane te sigurt, por kjo s'do te thote qe cdo punonjes i KESH-it do te kete nga nje polic me uniforme nga pas qe te beje detyren".