Aksioni Bllokohen 13 ekskavatore "pirate"
E Enjte, 20 Shtator 2007
Elbasan-Task Forca e prefektures Elbasan ka bllokuar 13 ekskavatore dhe fadroma, qe ushtronin aktivitet te paligjshem ne luginat e lumenjve Shkumbin dhe Devoll. Gjate kontrolleve te ushtruara, diten dhe naten, ne karrieren e ketyre lumenjve rezultoi se mjaft individe vidhnin rere dhe zhavorr duke demtuar rende shtratin e lumenjve. Me keq paraqitet gjendja nga Elbasani deri ne Paper, ne lumin Shkumbin. Vjedhja e zhavorrit nga piratet ne kete segment rrezikon permbytjen e fshatrave Buqes-Jakodine dhe Muriqan. Gjate viteve te kaluara lumi ne kete vend ka gerryer dhjetera hektare toke bujqesore dhe ka shembur 20 shtepi te banoreve te zones. Qeveria dhe donatore te tille si Banka Boterore kane akorduar qindra milion leke per ndertimin e pritave dhe agjinaturave mbrojtese, por demtimi i shtratit te lumit ka cuar dem te gjitha investimet. Vete banore te zones akuzojne individet, qe shfrytezojne lumin pa kriter, per gjendjen e krijuar. Task Forca ka bllokuar aktivitetin e privateve te paligjshem dhe ka aplikuar gjoba, qe shkojne nga 300 deri ne 500 mije leke. F. Salliu