PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Une Ornela tjeter

Une Ornela tjeter


E Diele, 15 Korrik 2007

Ka kohe qe nuk eshte shfaqur ne ndonje spektakel te perjavshem televiziv. Sepse i ka vene vetes si qellim te realizoje ca projekte te tjera. Per t’u rishfaqur si kurre ndonjehere. Pse jo dhe ne nje klip “te çmendur”, ku ndoshta pak kush do ta kuptoje me here te pare se protagoniste eshte ajo, Ornela Bregu. Nderkohe qe vajza e spektakleve po i shton curiculumit te saj dhe eksperiencen si shefes se departamentit te kultures ne Qendren Nderkombetare te Kultures “Pjeter Arbnori” dhe ate te organizatores se evenimenteve verore ne “Venue Park”. Ç’ka do te thote se edhe jashte ekranin, ditet vijojne po aq te ngarkuara. Ndaj duket po aq e kenaqur e po aq energjike si perhere.

Gjithsesi a te ka munguar ekrani?

Gjithmone. Ne çdo moment te dites, kur degjoj muzike ne makine apo diku tjeter me ndodh qe te kujtoj diçka nga vetja ashtu si edhe kur shoh ndonje spektakel ne televizor me ndodh ta ve shpesh veten ne rrolin e prezantueses. Kjo do te thote se lidhja ime me ekranin vazhdon te mbetet e forte. Kjo do te thote qe ekrani eshte gjithmone me mua.

Atehere, pse kjo mungese e gjate?

Do ta quaja mungese te gjate nese do te flisnim per spektakle te medha e te perjavshme televizive siç kane qene “Telebingo Kombetare” apo spektakli i humorit “Portokalli” apo dhe “Kafazi i arte” i nje viti me pare. Por nese flasim per koncerte, nuk do te mund te thoja se kam munguar gjate. Gjithsesi duhet te pranoj se ne gjithe keto kohe nuk kam qene me aq shume e aq shpesh e pranishme ne ekran. Jo pse keshtu kam vendosur une por sepse keshtu e kane diktuar kushtet. Qendrimi im larg ekranit ka ardhur si shkak i varferise artistike ne ekranet tona. Qe prej edicionit te shkuar te “Kafazit te arte” nuk kam gjetur ndonje formule interesante televizive per te prezantuar. Megjithate, te them te drejten nuk e kam ndjere dhe aq kete largesi, ndoshta pse kam qene e angazhuar me punera te tjera, qe me kane krijuar te tjera lidhje me boten e spektaklit.

Per cfare punesh e ke fjalen?

Per punet ne Qendren Nderkombetare te Kultures “Pjeter Arbnori”, ne fillim si shefe e departamentit te spektakleve e tani si shefe e departamentit te kultures.

E thene keshtu duken si pune shume zyrtare, shume administrative. Shumekush qe te njeh si nje vajze capkene, te humorit e shume te cliret nuk do te mund te te imagjionte te mbyllur me ore e ore te tera mbi shkresa ne zyren tende te punes. Eshte pikerisht kjo puna qe po te pelqen te besh?

Puna qe une po bej ne keto kohe nuk eshte aspak keshtu. Vetem emertimi si shefe e nje departamenti duket i tille, pra shume zyrtar. Sigurisht qe nuk do te kisha mundur kurre te pranoja e te beja nje pune qe te mban mbyllur mbi shkresa. E kam pranuar kete pozicion pasi gjithcka qe bej ka lidhje me spektaklet, me aktivitetet kulturore, me ideimin e formulave te reja, me organizimin…Te gjitha projektet e QNK-se kalojne nga departamenti I kultures, te cilat aprovohen e analizohen nga te gjithe anetaret e bordit. E te gjitha keto pune me ndihmojne t’a njoh edhe me mire boten e artit ku kam hyre shume vite me pare e ku besoj se do te mbetem gjithmone, jo me vetem si nje prezantuese por edhe si organizatore e evenimenteve te ndryshme.

Duket se kjo eksperience e re po te rremben shume…

Eshte e vertete. Me pelqen te bej edhe organizatoren aq sa edhe tani qe jam ne kohen e pushimit ne QNK, po vijoj te bej organizatoren ne nje tjeter vend.

Ku?

Ne kompleksin veror “Venue Park” ne Mullet. Pas rikonstruksionit te plote, gjithcka nisi te funksionoje ndryshe ne kete kopleks ndaj dhe u ndje nevoja e organizimit te evenimenteve te ndryshme.

Cili ka qene i pari?

Hera e pare, kur do te ulesha ne tryeze per te organizuar punet ne kete kompleks ishte takimi me regjisoren Vera Grabocka, per “Miss Albania”. Vajzat konkurente do te akomodoheshin ne “Venue Park”.

A te ngacmuan keto vajza ndonje kujtim nga kohet kur edhe ti ishe si ato, pra nje konkurente ne nje spektakel bukurie? Ne mos gaboj ne 1994-en je shpallur “Miss Plazhi”, apo jo?

(qesh). Dicka me ngacmuan, sigurisht. Mu kujtuan ato ditet kur pregatiteshim per spektaklin, kur mesonim si te rrinim ne skene, si te prezantoheshim… Kohe te largeta, gjithsesi. Tani me eshte bere vajza 7 vjece.

A ka ndryshuar maredhenia mes mami Orneles dhe Benines, qe po rritet?

Ne keto dy vitet e fundit Benina eshte bere si shoqja ime. Nuk eshte me ai femija I vogel qe kapet fort pas dores se mamit por nje vajze e rritur qe ka filluar ta ndihmoje mamin ne punet e shtepise, ne shtrimin e tryezes. Ndonjehere ka deshire qe te veshe sandalet qe sapo ka hequr mami, te provoje buzekuqin apo parfumin e saj, te luaje para pasqyres me vareset…

Mami Ornela, vazhdon te jete shume ne forme, madje tani me ne forme se kurre ndonjehere. Cfare ka ndodhur?

Ndoshta ka te beje dhe me gjendjen shpirterore. Tani ndjehem me mire se kurre ndonjehere, ne familjen dhe punet e mia.

A mjafton vetem kaq, per te qene kaq ne forme?

Jo. Ka dhe nje ndikim tjeter plus, qe eshte aktiviteti fizik qe une ndjek rregullisht. Kam kohe qe kam nisur te ushtrohem ne palestren e Kreshnik Tartarit, te cilen tani ne sezon vere kam nisur ta zevendesoj gjithnje e me shpesh me not intensiv ne pishine.

Kjo perkundesje per linja perfekte do te thote qe Ornela nuk po mendon ta bej Beninen me nje moter tjeter, ose me nje vella?

Apsolutisht jo. Cfare eshte ne deshiren e Zotit une e mirepres.

Pra e deshironi nje femije te dyte?

Per nje pyetje te tille s’mund te thuash vecse “po”. Por do te kasha dashur te kisha perfunduar ca projekte te mbetura pezull, me pare se Zoti te me sillte kete mrekulli.

Qe jane?

Nje klip per kengen qe nje kompozitor i huaj ma ka kompozuar ketu e disa muaj me pare. E degjoj shpesh ne makine ate kenge dhe deshira per ta hedhur ne nje klip behet gjithnje e me madhe.

Por cfare te ka penguar per ta realizuar kete klip?

E kam zvarritur krejt pa e kuptuar kete pune, ndoshta sepse dua te bej dicka krejt te vecante. Do te jete klipi im i pare dhe e kam me shume merak. Kur kerkon te besh me te miren, vonohesh edhe me shume. Gjithsesi tani eshte vene dicka ne vije.

A mund te na tregosh se si do te jete Ornela ne kete klip?

Kjo do te vendoset nga regjisori.

Domethene ti je gati t’i bindesh regjisorit edhe nese ai kerkon te dalesh jashte kornizave te tua?

Nese kerkesa e tij do te jete per te nxjerre ne pah dicka te bukur timen, pse jo. Deshira ime eshte qe te shfaqem krejt ndryshe nga gjithe heret e tjera ne kete klip ndaj skaleta eshte pregatitur duke u patur parasysh pikerosht kjo gje.

A na zbulon dot dicka me shume nga kjo skalete?

Thene me pak fjale, per te mos e zbuluar te teren, ne kete klip do te jete nje vajze qe vrapon e vrapon per te gjetur ate qe I mungon.

Cfare i mungon?

Ne fund te tekstit te kenges thuhet: Ti do me dashurosh patjeter. Pra vajza ne klip vrapon per te gjetur dashurine.

Orneles kjo nuk i mungon, apo jo?

Jo, nuk me mungon por gjithsesi njeriu deshiron qe te ndjehet cdo dite I dashuruar keshtuqe vrapi drejt dashurise nuk duhet te rreshte asnjehere. Kjo eshte gjeja me e bukur qe njeriu ben ne jete.


Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika