PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Ministrja e Integrimit perballe pyetjeve te lexuesve

Ministrja e Integrimit perballe pyetjeve te lexuesve


E Hene, 09 Korrik 2007

Disa dite me pare, Parlamenti i Luksemburgut ratifikoi ne unanimitet te plote Marreveshjen e Stabilizim-Asocimit te Shqiperise me Bashkimin Evropian. Numri 10 i vendeve qe na kane ratifikuar tashme a eshte tregues i nje ecurie te mbare te procesit te integrimit ne Evrope?

"Ecuria e procesit te ratifikimit te MSA deri tani eshte e kenaqshme. Nga perfaqesues te larte te Komisionit Evropian, si komisioneri Rehn, eshte cilesuar si optimale. Vendeve te rajonit, si Kroacia apo Maqedonia u jane dashur tre vjet per te mbyllur procedurat e ratifikimit me BE, atehere kur BE kishte 15 vende anetare. Gjithsesi, ne presim qe ratifikimi me 27 vendet anetare te BE, te mbyllet brenda afateve te parashikuara, 2-3 vjet qe nga nenshkrimi i MSA, proces i cili do te na mundesoje hedhjen e hapit te dyte te rendesishem, paraqitjen e kerkeses per marrjen e statusit te vendit kandidat."

Gjithsesi, Shqiperia eshte vonuar ne procesin e integrimit. Pse?

"Pjesa me e madhe e vendeve, qe jane tashme anetare ne Bashkimin Evropian, e kane filluar procesin e integrimit ne mesin e viteve '95, ne nje kohe kur Shqiperia po ecte me hapa te shpejte drejt ketij procesi. Kriza e vitit 1997 do te largonte Shqiperine nga axhenda e fillimit te procedurave. Vetem pas kapercimit te kesaj krize, Shqiperia do te niste te hynte gradualisht ne nje proces stabilizimi institucional dhe ekonomik. Megjithate, edhe ne nje kohe te tille, pavaresisht ketyre levizjeve pozitive e pavaresisht kontributit qe qeveria dhe populli shqiptar do te jepte per zgjidhjen e krizes se Kosoves, Keshilli i Evropes nuk gjeti argumentet e mjaftueshme per te autorizuar hapjen e negociatave me qeverine shqiptare. Padyshim, qe zgjedhjet e kontestuara te 2001-shit do ta largonin edhe me shume Shqiperine nga fillimi i procesit te integrimit dhe nisjes se negociatave, cka do te behej e mundur vetem pas zgjedhjes se Presidentit konsensual ne vitin 2002.

Pasi Keshilli i Ceshtjeve te Pergjithshme te BE-se do te vendoste ne tetorin e ketij viti, pra te 2002-shit nisjen e negociatave me Shqiperine, me 31 janar 2003, Presidenti i Komisionit Evropian, z. Romano Prodi, do te shenonte hapjen zyrtare te ketyre negociatave, raundi i pare i te cilave do te zhvillohej me 13 shkurt te 2003-shit. Hapja e ketyre negociatave perkoi me samitin e Selanikut qe konfirmoi edhe nje here qendrimin Evropian se vendet e Ballkanit perendimor jane pjese e axhendes se integrimit evropian e ku u theksua se te gjitha keto vende duhet te arrijne standardet e kerkuara, permes reformave politike e ekonomike."

Dukej si fillim i mbare i nje procesi kaq te rendesishem per Shqiperine, por shume shpejt do te shtyhej serish koha e mbylljes se ketyre negociatave. Pse?

"Ne raportin vjetor te Komisionit Evropian per Shqiperine, ne 2004-en, u dhane te gjitha arsyet pse u shty mbyllja e negociatave te MSA-se. Ne kete raport thuhej qarte se reformat ne Shqiperi ishin te kufizuara, se shume nga rekomandimet e perfshira ne raportin e Procesit te Stabilizimit dhe Asocimit ne 2003-in nuk ishin realizuar si duhet, se klima politike nuk ka lejuar kryerjen e reformave te thella, se stabiliteti i brishte politik i arritur ne vitin 2002 u zevendesua nga tensionet ndermjet partive politike kryesore si edhe brenda vete partise qeverisese, pra Partise Socialiste.

Mbyllja e ketyre negociatave u be e mundur vetem pas nje programi shume te qarte te ndermarre nga qeveria demokratike. Efektet qene te dukshme qe ne gjashtemujorin e pare te qeverisjes se saj, pikerisht ne ato reforma qe jane cilesuar si shume te rendesishme per procesin e Stabilizimit dhe Asocimit: si ne luften kunder krimit te organizuar, ashtu dhe ne reformat ekonomike e ne ato te sistemit gjyqesor, si ne rritjen e eficences se administrates publike, ashtu edhe ne garantimi i funksionimit te drejte te demokracise, ku perfshihen dhe zgjedhjet. Ndaj, me 12 qershor 2006 u nenshkrua MSA mes BE e Shqiperise si nxitje dhe besim ne ecurine pozitive te vendit."

Cila eshte procedura per lehtesimin e vizave? Sipas jush edhe per sa kohe shqiptaret do te udhetojne pa viza?

"Ne kuader te ketij procesi jane ndermarre nje sere hapash qe na shtyjne ne ngasje per te besuar se marreveshja e lehtesimit te vizave do te jete shume funksionale. Ne maj te 2006-es u zhvillua ne Bruksel nje takim, ku pala jone paraqiti kerkesat per percaktimin e kategorive qe perfitojne, per pakesimin e dokumenteve plotesuese per leshimin e vizave Shengen, per eliminimin e pageses per vizat etj. Ne muajt dhjetor-prill te ketij viti u zhvilluan nje sere takimesh, pas se cilave do te shenohej raundi i fundit zyrtar ne Bruksel per hartimin e tekstit te marreveshjes ndermjet pales shqiptare dhe Komisionit Evropian. Perfundimi i bisedimeve teknike u deklarua nga zv/presidenti dhe Komisioneri per Ceshtjet e Lirise dhe Sigurise, z. Franko Fratini, me 13 prill te 2007-es cka do te thote se kemi hyre ne fazen e dyte te procedurave per miratimin nga Parlamenti Evropian i kesaj marreveshjeje, qe mendohet se do te hyje ne fuqi per palen komunitare ne fund te vitit. Grupet qe perfitojne jane biznesmenet, gazetaret, familjaret e afert te qytetareve shqiptare me banim te ligjshem ne nje vend te BE-se, nxenesit, studentet, ne udhetimet e organizuara per qellime studimore etj. Kjo marreveshje trajtohet si nje hap i pare konkret drejt liberalizimit te plote te vizave."

Cilat jane ato ceshtje qe mund te rrezikojne ose ta vonojne procesin e integrimit?

"Ajo qe kerkohet tashme ne procesin e integrimit evropian eshte ecuria normale e zhvillimit demokratik te vendit, qe nenkupton respektim e rezultate ne zbatimin e kriterit politik, vazhdimesia e frymes konsensuale midis partive politike, te cilat duhet te kuptojne tani me shume se kurre se sa e rendesishme eshte qe ta vene kete proces ne qender te axhendes se tyre, te ndikojne ne percjelljen e frymes reale te bashkepunimit.

Respektimi i Kushtetutes ne zgjedhjen e Presidentit, eshte ne vemendje te pales komunitare ne keto momente. Vijimin e procesit per nje reforme konsensuale zgjedhore si dhe vazhdimesine e reformave te ndermarra tashme ne luften kunder krimit te organizuar, ne ekonomi e ne sistemin gjyqesor. Ndersa per sa u perket ceshtjeve te tjera, Shqiperia ne vleresimet e Bashkimit Evropian ka arritur te konsolidoje akoma dhe me shume balancat makroekonomike dhe te vazhdoje ritmet te kenaqshme te rritjes ekonomike. E rendesishme eshte te theksohet se ne kete periudhe, Komisioni Evropian ka evidenca te qarta ne drejtim te zbatimit te MSA-se dhe vecanerisht te pjeses se Marreveshjes se Ndermjetme, qe eshte vene ne dukje nga perfaqesues te larte te Bashkimit Evropian. Hapa te metejshem jane bere drejt bashkepunimit rajonal. Ajo qe pershpejton procesin e integrimit jane padyshim deshmite konkrete per ecuri pozitive ne te gjitha fushat."


Komento artikullin | Shiko komentet (29 komente)
Te Tjera nga rubrika