Premte, 24 Janar 2014 20:53

Porkuroria,12 deri 18 muaj burg punonjësve të maternitetit

Shkruar nga 

Katër ish-punonjëse të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, në Tiranë rrezikojnë të dënohen me nga 12 deri në 18 muaj burg, të akuzuar për tregtim të ilaçeve të skaduara. Ka ndodhur sot , në Gjykatën e Tiranës, kur Prokurori i çështjes, në pretencën e dhënë i ka kërkuar trupit gjykues që, Marije Dobra, ish-farmaciste në maternite  të dënohet me 18 muaj burg, Vitore Zhupa, ish-ndihmës farmaciste të dënohet me 18 muaj burg, Dashuri Kadesho, ish-kryemami të dënohet me 12 muaj burg dhe Lirie Shehaj, ish-kryeinfermiere të dënohet me 12 muaj burg.

Katër ish-punonjëset akuzohen se kanë falsifikuar blloqet e hyrje-daljeve të medikamenteve dhe pajisjeve të nevojshme spitalore, duke i shkaktuar financave të spitalit dëmin financiar prej 700 mijë lekë, të provuar .Por, gjatë hetimit, Prokuroria,është shprehur se ka provuar gjithashtu edhe që në farmacinë e spitalit janë gjendur në mënyrë të kundërligjshme medikamente të skaduara që nga viti 2008, por që në fletën e hyrje ju ishte vënë si datë skadence vitin 2010.

Gjithsesi, prokuroria tha se, nuk provohet që këto medikamente të skaduara të jenë përdorur tek pacientët. Por, provohet që sasia e këtyre ilaçeve të skaduara është përdorur për të mbuluar abuzimin financiar me medikamente të tjera, të cilat janë nxjerrë në mënyrë të paligjshme dhe për përfitim monetar nga ana e të pandehurave.

Lexuar 233 herë

Lini një koment

Te nderuar lexues!
Koha Jone nuk do te botoje asnje koment qe permban fjalor jo qytetar ,shpifje apo fyerje.
Jeni te mirepritur te shprehni mendimin tuaj mbi ate qe po lexoni per dukurine apo fenomennin qe pershkruhet ne lajmet tona.
Faleminderit