Një femër, kryemësuese në Elbasan

Enjte, 05 Dhjetor 2013 08:40 Shkruar nga  Lexuar 1191 herë
Voto këtë artikull
(0 vota)

 

Pas dy muaj pritjeje dhe katër orë diskutime, zgjidhet më në fund enigma e kreut të ri për arsimin në Qarkun e Elbasanit. Një intelektuale 30-vjeçare, ka fituar votat maksimale për të qenë Drejtoreshë e Drejtorisë Arsimore Rajonale . Ndërsa rruga e gjatë e konkurrimit ka nisur me 17 kandidatë, vetëm pesë kanë qenë ata që janë përballur me sfidën e përzgjedhjes me konkurrim për postin e drejtuesit më të lartë arsimor në Qark.

Elisabeta Myftari, Ermir Çela, Jonida Cungu, Roland Baxhaku dhe Zyra Bedalli, paralelisht edhe në monitor, kanë prezantuar programet e tyre dhe sfidat për kreun e arsimit. Vetë ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka vlerësuar të pestë konkurruesit për programet mjaft ambicioze, që kanë paraqitur përballë një auditori pedagogjiko-arsimor prej mbi 300 pjesëmarrësish në teatrin “Skampa”.

Sipas Nikollës, ndërsa vetëm njëri ose njëra që do të zgjidhej fitues, katër të tjerët do mbeteshin promotorë të zhvillimit dhe konsolidimit të arsimit dhe pjesë integruese e ekipit të ri drejtues të skuadrës së DAR për Elbasanin. Në përfundim, Hysen Shabanaj, profesor në UE të Elbasanit, në emër të jurisë ka kumtuar maksimalen e votave për Jonida Cungun, e cila automatikisht ka fituar të drejtën e drejtimit të arsimit në Qarkun e Elbasanit. Kjo e fundit, e ardhur nga gjenerata e re arsimore e intelektuale në qytetin e Elbasanit nuk do ta ketë të lehtë, kur aktualisht Elbasani si qytet e Qark, përballet me një realitet jo komod në fushën arsimore e sfida tepër të vështira.

Besim Dybeli

1 koment

  • Link për komentet bler Djele, 08 Dhjetor 2013 18:52 postuar nga bler

    Sigurisht arsimit I duhej nje baxhelle si kjo.Turpi yne.Sala vertet skish takat per kete cope mishi epara se ai ska qene kurre rrugac dhe e dyta per kete baxhelle do duhej nje hamshor I moshuar I Ali DEMIT qe ta ngopte dhe te ishte me takat por dhe EDI&Meta skane takat per te si do ja bej?

    Raporto

Lini një koment

Te nderuar lexues!
Koha Jone nuk do te botoje asnje koment qe permban fjalor jo qytetar ,shpifje apo fyerje.
Jeni te mirepritur te shprehni mendimin tuaj mbi ate qe po lexoni per dukurine apo fenomennin qe pershkruhet ne lajmet tona.
Faleminderit