Presidenti, ja 32 kandidatet
E Shtune, 07 Korrik 2007
Fatjona Mejdini
Per gati tre ore me radhe, kreret e partive politike kane kaluar ne "reviste" nje numer shume te madh kandidaturash per President, por pa gjetur akordin per nje emer qe do te kenaqte te gjitha palet. Nderkohe qe, serish ka mbetur varur opsioni i kandidateve me profil te forte politik, duke mbetur ne loje emra te tille si Moisiu, Nano e Godo. Kryetaret e partive parlamentare te mazhorances dhe ata te opozites kane vijuar edhe dje te hedhin per diskutim emra te rinj, kryesisht ne fusha e diplomacise, por dhe nga fusha e drejtesise, por pa gjetur ende nje pike te perbashket per emrin qe do t'i jepte fund krizes presidenciale. Berisha dhe Rama kane refuzuar ne menyre elokuente gati te gjithe emrat, duke mos vene gishtin mbi personin e duhur per postin e kreut te shtetit dhe njekohesisht duke mos lene hapesire diskutimi per kreret aleate, te cilet kishin ne krah. Keshtu, blloku i mazhorances i perbere nga Berisha, Mediu dhe Ndoka kane paraqitur si kandidatura te tyre per President nje emer nga sistemi gjyqesor dhe dy te tjeter nga diplomacia, perfshi ketu dhe listen ekzistuese te pasuruar nga nje mjek, bashkepunetor i hershem i kreut te mazhorances. Shumica, ne krye te listes ka pasur dje shefin e Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise, Luan Hoxha, nderkohe qe nuk eshte lene pa permendur dhe kryetari i Kushtetueses, Vladimir Kristo, i cili, sipas saj, plotesonte kushtet per detyren e Presidentit dhe garantonte nje reforme te thelle ne sistemin gjyqesor, sipas direktivave evropiane ne funksion te integrimit ne BE. Nderkohe qe nga diplomacia, mazhoranca ka zgjedhur si emra me te pershtatshem per kete detyre, sekretarin e Pergjithshem, aktual te Ministrise se Jashtme, Ferid Hoxha, ish-ambasadorin e Shqiperise ne SHBA, ne vitet 1992-1993, Roland Bimo. Por nuk kane munguar te paraqesin dhe mjekun e njohur, Mentor Petrela. Nga ana tjeter, drejtuesit e partive opozitare, Rama, Meta dhe Gjinushi, kane paraqitur si kandidature potenciale mjekun Halim Kosova, pa lene ne harrese as te propozuarin nga radhet e diplomacise, Qirjako Qirkon. Por gjate negociatave eshte vene re nje fluks i madh propozimesh femra per Presidente, nderkohe qe listes se diplomateve i eshte shtuar dhe nje liste e gjate akademikesh, emra keto qe kane vendosur dominancen ne listen e kandidateve te diskutuar dje.
Nga ana tjeter, palet i kane konsideruar si opsionale per perzgjedhje edhe listat fillestare te paraqitura nga mazhoranca dhe opozita, ku spikasnin emrat e politikaneve me te njohur ne vend. Ne rast se mazhoranca dhe opozita nuk gjejne konsensus per emra te ndryshem figurash publike jo nga fusha politike, gjasat jane te medha qe palet t'u kthehen listave fillestare, ku spikasin emra te njohur te politikes ne vend, si Fatos Nano, Sabri Godo, Neritan Ceka e Paskal Milo. Burime brenda grupit te negocimit bejne me dije se lista e kandidateve per president me profil te forte politik eshte nje opsion i mundshem dhe ka gjasa qe te perfitoje nga mungesa e njohjeve reciproke per figurat jopolitike te propozuara.
Emrat e diskutuar dje per President:
1 - Halim Kosova, mjek
2 - Luan Hoxha, shef i Shtabit te Pergjithshem Ushtrise
3 - Ferid Hoxha, sekretar i Pergjithshem i MPJ
4 - Spiro Koci, ambasador ne Beograd
5 - Elisabeta Gjoni, ekonomiste
6 - Agim Fagu, ish-ambasador ne Britani
7 - Xhezair Zagonjori, anetar i Gjykates Kushtetuese
8 - Qirjako Qirko, ambasador ne Holande
9 - Valentina Duka, pedagoge
10 - Shezai Rrokaj, rektor
11 - Zef Mazi, ambasador
12 - Valentina Leskaj, deputete
13 - Roland Bimo, ish-ambasador
14 - Mentor Petrela, mjek
Emra te tjere:
1 - Bashkim Zeneli, ish-ambasador
2 - Kastriot Robo, ambasador ne Britani
3 - Teuta Caka, juriste
4 - Vladimir Kristo, kryetar i Gjykates Kushtetuese
5 - Vjollca Mece, ish-anetare e Gjykates Kushtetuese
6 - Ilir Bocka, ish-ambasador ne NATO
Kandidatet me profil politik
Mazhoranca
1 - Halit Shamata, ish-minister
2 - Myqerem Tafaj, ish-minister
3 - Sabri Godo, president nderi i PR
4 - Arian Starova, kryetar i PBLD
Opozita
1 - Alfred Moisiu, Presidenti aktual
2 - Fatos Nano, ish-kryeminister
3 - Ylli Bufi, Ish-kryeminister
4 - Servet Pellumbi, ish-kryetar Kuvendi
5 - Namik Dokle, ish-kryetar Kuvendi
6 - Kastriot Islami, ish-kryetar Kuvendi
7 - Neritan Ceka, president i PAD
8 - Paskal Milo, kryetar i PDS