 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
|
 |
BSH: 2012, ta ruajme stabilitetin e cmimeve me cdo kusht
Eglantina Nasi
E Enjte, 05 Janar 2012
Arritja dhe ruajtja e stabilitetit te cmimeve. Ky eshte objektivi kryesor i politikes monetare te Bankes se Shqiperise per kete vit qe sapo ka nisur. I percaktuar ne dokumentin e Politikes Monetare per periudhen 2012-2014 te ketij institucioni, ai parashikon mbajtjen ne nje nivel te qendrueshem te cmimeve te konsumit, duke u paraprire, ne kete menyre, efekteve te krizes financiare. Sic citon dokumenti ne fjale, "arritja dhe ruajtja e stabilitetit te cmimeve" nenkupton arritjen e normave te uleta, por pozitive, te inflacionit dhe ruajtjen e tyre per periudha relativisht te gjata kohe. "Ne terma sasiore, me stabilitet cmimesh, Banka e Shqiperise do te kuptoje mbajtjen e inflacionit te cmimeve te konsumit ne nivelin 3.0%, me nje mundesi luhatjeje prej ± 1 pike perqindjeje rreth kesaj vlere qendrore", pohon ai. Duke shtuar se "qendrueshmeria e cmimeve eshte kontributi me i madh qe banka qendrore mund te jape per te mbeshtetur rritjen afatgjate ekonomike te vendit". Percaktimi i mesiperm sasior i stabilitetit te cmimeve reflekton, ne fakt, edhe nivelin e zhvillimit te ekonomise shqiptare, si nje ekonomi e vogel, e hapur dhe ne zhvillim. "Si e tille, ajo karakterizohet nga luhatje te medha te cmimeve relative, drejt gjetjes se ekuilibrave te qendrueshem strukturore te ekonomise se tregut. Gjithashtu, objektivi sasior prej 3% i inflacionit mbeshtet procesin e integrimit ne Bashkimin Evropian, duke mundesuar nje horizont te arsyeshem kohor per konvergjencen reale dhe nominale te ekonomise shqiptare me te", pohojne me tej ekspertet e bankes qendrore. Duke argumentuar me tej, edhe faktin se nepermjet ruajtjes se inflacionit rreth nivelit 3.0 %, politika monetare do te vazhdoje te jape nje kontribut pozitiv ne zhvillimin e ekonomise shqiptare. "Ky objektiv sasior inflacioni dhe politika monetare e zbatuar per permbushjen e tij, ndikojne pozitivisht ne nivelin dhe ne qendrueshmerine e ritmeve te rritjes ekonomike, ashtu sic edhe eshte provuar gjate viteve te fundit", citon dokumenti i Politikes Monetare per periudhen 2012-2014. Pa harruar se nderkohe qe shumica e vendeve te zhvilluara e perkufizojne stabilitetin e cmimeve si nje nivel inflacioni rreth 2%, objektivi shqiptar i inflacionit prej 3%, reflekton nevojen per nje levizje me te madhe te cmimeve relative. Nder te tjera, Banka e Shqiperise pohon edhe faktin se gjate vitit qe sapo ka nisur, ajo do te synoje edhe trajtimin e problemeve individuale te likuiditetit ne banka te caktuara. Sipas eksperteve te saj, nje gje e tille do te arrihet permes operacioneve mbeshtetese te institucionit qendror bankar ne vendin tone. "Keto operacione synojne lehtesimin e rregullimeve afatgjata strukturore te likuiditetit ne banka individuale, duke zbutur ndikimin e tyre ne treguesit sistemike", citon dokumenti i lartpermendur i BSH-se.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- “E-Pagesa”, tatimet paguhen edhe pa qene ne sportel
- Makinat, nis taksa e pergjysmuar
- BB: Shqiperia, nder vendet ne zhvillim me “boom” investimesh
- Ekspertet: Pakesohen mashtrimet me kartat e bankave, rritet siguria
- “Sezoni i ri turistik, parashikohet me rritje deri ne 25% nga vjet”
- Ne Shqiperi, duhen 27 vjet qira per te blere nje shtepi
- Depozitat, me prirje renese per normat e tyre te interesit
- Nise udhetimin tend, nga Shqiperia jote!
- Tatimet: 4-mujori, 1.11 miliarde leke me teper ne buxhet
- Shqiperia fiton ne arbitrazhin nderkombetar me Sky Petroleum
- Gjysma merr borxh nga miqte apo kusherinjte dhe aspak nga bankat
- Me shume transaksione ne banka, forcohet sistemi
- Bizneset qe investojne, tani importe pa TVSH
- Risia, internet falas ne Tirane
- Bild sugjeron plazhet shqiptare: Pushimet ne jug kushtojne lire
|
 |
 |
Lexime Mujore |
|
- Vrasja per pazaret e droges, pranga Rucit
- “Kanibali” tenton te shperfytyroje ish-gruan
- Dokle: Veliaj dhe G99 na thyen xhamat e PS, ne i hapem deren
- Kombetarja grumbullohet ne Zvicer, pret miqesore me Turqine
- Musaraj: Shqiperia ne NATO, jo me per mbrojtje, por per paqe e siguri
- Fullani: Ekonomia, me rritje afatgjate dhe te qendrueshme
- Hetimi ndaj Rames, raporti brenda 20 majit
- Berisha: Bllokimi i statusit, gabimi historik i Rames
- Bumci: Marreveshja e Ohrit, kyc per integrimin ne BE
- Rama: Me shkulni veshin nese gaboj
- Basha: Nuk perfshihemi ne konfliktet politike
- OSBE, kerkese opozites: Plotesoni vendet ne KQZ
|
 |
Me te komentuarat |
|
|
|
|