PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 878 )
Engel: Berisha si Auzenhaur, nderton sistem autostradash

Engel: Berisha si Auzenhaur, nderton sistem autostradash


E Diele, 10 Maj 2009

Rruga Durres-Kukes, vleresohet si nje nga projektet me te mire, qe do e beje Shqiperine, qender progresi ne rajon. Vleresimet u dhane nga Kongresmeni Eliot Engel, i cili vizitoi diten e djeshme, punimet ne rrugen Durres-Kukes. I mahnitur nga arritjet e deritanishme, por dhe nga natyra e mrekullueshme shqiptare, Engel shprehu besimin se rruga ne nje te ardhme, do te shkoje edhe pertej kufirit te Kosoves. "Pame gjera dhe vende qe nuk mund t'i imagjinonim dot. Pame gjithcka, punen qe po behet ne keto male dhe eshte e pabesueshme. Mendoj se ky projekt eshte i mrekullueshem dhe tregon per nje vizion te jashtezakonshem. Kur kryeministri po me tregonte dy dite me pare per te, nuk e imagjinoja dot se sa bukur do te ishte. Dua te uroj popullin e Shqiperise, kryeministrin dhe zyrtaret e qeverise, sepse mendoj se ky projekt eshte shume i mire dhe do t'i sjelle Shqiperise nje te ardhme, me te vertete", tha Engel. Ai u shpreh i befasuar, me punen e bere deri me sot, Kongresmeni, vleresoi rrugen si nje sipermarrje te jashtezakonshme, qe perfshin nje vizion per te ardhmen. "Nga kjo rruge, nuk do te perfitoje jo vetem Shqiperia, por i gjithe rajoni. Do e beje Shqiperine nje qender progresi ne rajon. E dime qe rruga do te shkoje deri ne kufirin me Kosoven dhe mendoj se do te kete nje vazhdimesi te saj, pertej ketij kufiri", vijoi Engel. Kongresmeni, pershkoi me helikopter, te gjithe siperfaqen e projektit qe shtrihet nepermjet maleve. Pervec punimeve te rruges, Engel u mrekullua dhe nga natyra shqiptare, te cilen e quajti te jashtezakonshme. "Pame gjera dhe vende qe nuk mund t'i imagjinonim dot. Pame gjithcka, punen qe po behet ne keto male dhe eshte e pabesueshme. Kjo eshte me te vertete nje rruge qe do e coje Shqiperine drejt se ardhmes. Kur shoh keto njerez qe germojne ne kete tunel, gjithe kete logjistike. Eshte me te vertete e jashtezakonshme. Ndihem i privilegjuar dhe me fat qe jam ketu", u shpreh Engel. Ne kete kuader, ai permendi dhe nje histori te tij te femijerise, kur ne Nju Jork, flitej per ndertimin e rrugeve, te cilat do te lidhnin cdo cep te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. "Mbaj mend nga femijeria ime ne Nju Jork, gjate kohes se Presidentit Auzenhaur. Ai vendosi te ndertonte nje sistem kombetar autostradash, me rruge qe do te lidhnin cdo cep te Shteteve te Bashkuara. Ky projekt me kujton pikerisht kete", krahasoi Engel projektin e ndertimit te rruges Durres-Kukes.






Komento artikullin | Shiko komentet (878 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat