 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
|
 |
"Berisha mos ik ne Pekin"
E Merkure, 06 Gusht 2008
TIRANE - Praktikuesit shqiptare te Falun Gong i dorezojne Kryeministrit shqiptar Sali Berisha, nje leter ku i kerkojne te mos marre pjese ne ceremonine e hapjen se Lojerave Olimpike. Lajmi konfirmohet per agjencine e lajmeve NOA nga dega e organizates se Falun Gong ne Tirane. Ultimatumi jepet nga kjo organizate me qellimin qe bojkotimi te kryhet si shenje mos aprovimi ndaj shtypjes se te drejtave te njeriut ne Kine. Praktikuesit ia kane derguar kete pakete-peticion dhe Znj. Josefina Topalli, Kryetare e Kuvendit te Shqiperise, Z. Ylli Pango, Minister i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, si dhe anetareve te Komitetit Olimpik Shqiptar. Ne kete pike, organizata qe ka ne Shqiperi nje numer te konsiderueshem anetaresh, i ben thirrje Berishes dhe personaliteteve te tjera qe pritet te nisen sot ne 10.00 per ne Pekin, qe "t'i bashkohet keshtu lidereve te Polonise, Gjermanise, Kanadase, Zelandes se Re, e Britanise se Madhe qe vendosen te marrin kete qendrim parimor".
LETRA
Koalicioni per Investigimin e Persekutimit te Falun Gong ne Kine (CIPFG) i dorezoi me 25 korrik, 2008 Komitetit Nderkombetar Olimpik (IOC) 1,215,793 firma nga 133 vende, ku perfshihen firma edhe nga Shqiperia e Kosova, fryt ky i nje fushate 6 mujore qe ka per qellim t'i dergoje mesazhin qeverise komuniste te Kines te ndaloje persekutimin e Falun Gong para fillimit te Lojerave Olimpike. "Ne emer te gjithe atyre praktikuesve te Falun Gong qe persekutohen ne Kine dhe gjithe grupeve te tjera te persekutuara, ne ju bejme thirrje z.Kryeminister, mos merrni pjese ne ceremonine e hapjes se Lojerave Olimpike. Bashkohuni me ata lider qe vendosen te vene parimet mbi shoe-un. Z. Berisha, ju lutemi mos shkoni!", theksohet ne letren e dates 5 Gusht 2008 qe i shkoi kryeministrit Berisha.
Me tej, paralajmerohet: "Kur historia te shkruhet per kete kohe, ky akt parimor do t'i bente krenar brezat e shqiptareve. Ata qe do i shesin parimet nen pretekste te shumta, historia do t'i vere ne librin e turpit ashtu sic beri me ata lider e politikane qe mbeshteten Lojerat Olimpike te Hitlerit me 1936. Ndaj ne leter kerkohet: "Na perfaqeso denjesisht duke iu treguar komunisteve kineze se shqiptaret nuk i shesin parimet".
APELI
Nenshkruesit e peticionit ne letren ndaj Berishes, theksojne se e konsiderojne shume te rendesishme qe "se pari ju te jeni te informuar se ata qe praktikojne Falun Gong jane njerez te mire, njerez qe kane bere zgjedhjen te rrojne me ndershmeri, miresi dhe tolerance dhe se persekutimi eshte i bazuar ne shpifje e genjeshtra. Po ashtu duam qe ju te jeni i informuar per permasat e medha te persekutimit si dhe menyrat cnjerezore te perdorura ndaj praktikuesve ne Kine". Praktikuesit shqiptare te Falun Gong shtojne se ata "do ta vleresonim shume vemendjen tuaj ndaj ketyre fakteve dhe ndihmen tuaj per te sjelle kete trajtim cnjerezor te autoriteteve kineze ne fokusin publik, ne instancat politiko-sociale te vendit si dhe ne kontaktet me zyrtare kineze gjate takimeve tuaja ne te ardhmen. Kjo eshte per te miren e Kines dhe ne fund te fundit te gjithe njerezimit. Te mbrosh dinjitetin njerezor nga torturat eshte te mbrosh njerezimin dhe te ardhmen e tij". Ne kete pike, letra shtron pyetjen: "Cfare do t'u tregonte pjesemarrja e lidere te botes qytetareve kineze qe vuajne nen tiranine e nje prej regjimeve me te urryer: komunizmit? Braktisje prej atyre te cilet ata shpresojne t'u japin ze vuajtjeve te tyre kur nuk flasin dot vete".
Erkanda: Pres qe kryeministri te me degjoje
Erkanda Bujari eshte nje grua 45-vjecare nga Durresi qe punon ne fushen e marketingut, ne nje kompani private ne Tirane. Per vite me radhe ajo ka qendruar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe prej dy vjetesh i eshte rikthyer vendit te saj. Erkanda thote se pikerisht ne SHBA eshte inspiruar per t'u bere pjese e Falun Gong, duke u ndalur ne avantazhet sipas saj te kesaj praktike. Ne kete kuader, Erkanda kembengul qe autoritetet shqiptare ta bojkotojne ceremonine e hapjes se Lojerave Olimpike ne Pekin, duke shtuar: "Shpresoj qe nga kryeministri te me vije nje pergjigje pozitive, perpara se merkures paradite kur eshte planifikuar udhetimi per ne Pekin".
Cfare eshte Falun Gong?
Falun Gong, shpesh e quajtur dhe Falun Dafa, eshte nje praktike vete-kultivuese tradicionale kineze, qe permireson shendetin mendor dhe fizik nepermjet nje sere ushtrimesh te hirshme e te ngadalta medituese. Motoja e Falun Gong eshte Ndershmeri, Miresi dhe Tolerance, qe per praktikuesit jane parime universale qe te lartesojne mendjen dhe permiresojne karakterin. Falun Dafa meson se qe te arrijne shendet dhe perndritje shpirterore, njerezit duhet se pari te kultivojne virtytin dhe moralin e te behen njerez te mire sepse trupi dhe mendja jane nje. Falun Dafa praktikohej privatisht per mijera vite para se te behej publike nga Li Hongzhi ne vitin 1992 ne Kine.
Praktikuesit e Falun Dafes ia dedikojne popullaritetin e saj ne bote efikasitetit ne permiresimin e shendetit dhe parimeve te saj te thella. Falun Dafa ka terhequr njerez ne mbi 60 vende, dhe shumica e qyteteve te medha dhe universiteteve ne SHBA, Kanada, Australi dhe Evrope kane grupe praktike te Falun Dafes. Praktika u perhap kryesisht goje me goje. Nuk ka qendra formale te mesimit dhe te gjitha aktivitetet e Falun Dafes behen nga praktikues vullnetare, pa pagese. Njerezit qe praktikojne Falun Dafen jane nga te gjitha fushat e jetes sepse Falun Dafa i tejkalon kufijte kulturore, sociale, ekonomike dhe kombetare.
Falun Dafa jashte Kines
Qe nga fillimi i persekutimit, Falun Gong ka marre mbeshtetje boterore nga qeveri e organizata nderkombetare. Falun Gong gezon mbeshtetje ne gjithe boten nga shume qeveri dhe organizata nderkombetare. Praktika ka marre mbi 800 lavderime dhe proklamime. Themeluesi i saj, Li Hongzhi, eshte emeruar tri here per Cmimin Nobel te Paqes.
Parlamenti kanadez njezeri aprovoi vendimin (M-236) me 24 tetor 2002 per te ndihmuar ne lirimin e 13 pjesetareve te familjeve te kanadezeve qe po torturoheshin ne Kine. Parlamenti Evropian adoptoi nje rezolute me 15 shkurt 2001, qe i ben thirrje regjimit ne Kine te respektoje te drejtat e praktikuesve. Dhoma e Perfaqesuesve te Kongresit amerikan aprovoi rezoluten 188 me unanimitet me 25 korrik 2002 duke perdorur gjuhen me te ashper ne denimin e ketij persekutimi.
Ka aktualisht nje numer shqiptaresh qe praktikojne Falun Gong brenda dhe jashte Shqiperise, madje ka dhe nje faqe interneti ku servilet shume informacion rreth Falun Dafes (Falun Gong), www.falundafa.org/albanian.
Reagimi: Jane te paligjshem
Keshilli i Ministrave dhe Ministria e Kultures, pohuan dje se letra u ka mberritur, duke shtuar se i njejti tekst i ka shkuar drejtuesve te qeverive ne pjesen me te madhe te botes. Por burimet ne keto institucione, deklaruan se kemi te bejme me nje organizate te paligjshme, se ciles ne Kine, i eshte ndaluar ushtrimi i aktivitetit.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Poni, Rames: shkurto stafin e fryre
- “Do te shkarkojme vendoret qe lejojne krimin mjedisor”
- ZMK: Administrimi i banesave, skeme abuzuese
- Mungesa e konsensusit mes partive bllokon ligjet ne Kuvend
- Naco: Hetimi, palet afer marreveshjes, sipas Kushtetutes
- “Venecia mund te mos ktheje pergjigje per fletet e votimit”
- “Kutite, t’i drejtohesh Kushtetueses, zvarritje”
- PS: Kryeministri genjen per rruget e investimet
- “Do mbajme premtimin, cdo i ri me kompjuter ne shtypi”
- PS: Bashkeshorti i Bregut mashtroi
- Kola: Akuzat e PS, politike, s’kane asnje fakt dhe prove
- PD: Skema e gjobave te Edi Rames ka larguar investitoret e huaj nga Tirana
- PS: Fakte te tjera per “Vokshin”, qeveria s'ben transparencen
- Rama, takim me deputetet e Tiranes: Duhet te jeni gati
- PE, sot vleresimi per heqjen e vizave
|
 |
Lexime Mujore |
|
|
|
 |
Me te komentuarat |
|
|
|
|