 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
|
 |
Kapet ne lokal "Ben Qimja"
Artan Cena
E Merkure, 11 Qershor 2008
Agjentet fusin ne kurth kapobanden e Fierit, i njohur dhe me nofken “Ben Qimja”. Ka qene nje operacion i forcave speciale te Tiranes, nje dite me pare, prane Kopshtit Botanik, qe ka cuar ne pranga Arben Isufaj, biznesmen ne qytetin myzeqar. Megjithese dyshohet per nje seri krimesh dhe trafiqe, 37-vjecari eshte kapur ne banesen e tij ne kryeqytet, pas nje urdhri te prokurorise per vrasjen mafioze te Pirro Kociut, ne vitin 2002 ne kryeqytet. Burime zyrtare thane dje, pas perfundimit te aksionit dhe izolimit ne qeli te te dyshuarit, se Isufaj akuzohet gjithashtu edhe per trafik droge dhe per bashkepunim ne disa vrasje te tjera.
Arrestimi spektakolar eshte bere ne oren 18:30 te dites se djeshme nga forcat speciale te Drejtorise se Policise se Tiranes, qe kishin disa dite qe e mbanin nen vezhgim te dyshuarin per nje vrasje dhe krime te tjera. Arben Isufaj mesohet se gjendej ne lokal prane Kopshtit Botanik ne Tirane, nderkohe qe prej kater muajsh ishte vene nen hetim dhe kerkim, pasi, ne shkurt te ketij viti, Gjykata e Tiranes i kishte dhene masen e sigurise “arrest me burg”, per “vrasjes me paramendim ne bashkepunim”, si dhe “mbajtje pa leje te armeve luftarake e municioneve”. Ne momentin qe largohej per ne apartamentin e tij, policet e maskuar kane vepruar ne befasi. Burime zyrtare thane dje per gazeten se 37-vjecari qendronte ne nje lokal me disa persona te tjere, kur efektivet, te mbeshtetur dhe nga specialet, ia kane behur, duke e vene ne pranga. Operacioni eshte mbyllur brenda pak sekondash, saqe i arrestuari nuk ka pasur asnje mundesi reagimi. Mesohet se Isufaj qarkullonte i lire ne Tirane dhe pa asnje shqetesim, ndersa nuk ishte ne dijeni te fletes se arrestit. Personat qe e shoqeronin nuk kane reaguar, nderkohe qe i njohuri si “Ben Qimja” eshte derguar ne drejtori, ku eshte marre ne pyetje nga oficeret e policise, te cilet e kane akuzuar per vrasjen e Pirro Kociut, me 12 gusht te gjashte viteve me pare, ne rrugen “Him Kolli”. Dyshohet se kete vrasje i prangosuri e ka kryer ne bashkepunim dhe me dy persona te tjere.
Agjentet e Operacioneve Speciale dhe te Kerkimit, kishin kohe qe e kishin vene nen shenjester Arben Isufajn, ose sic njihej ndryshe, “Ben Qimja”. Ai ishte mbajtur nen vezhgim qe te mos zhdukej nga qarkullimi, sic kishte bere edhe disa here me pare, duke sjelle deshtimin e operacioneve. Burime policore thane se, pervecse akuzes se vrasjes, po hetohet per implikimin e Isufajt ne krime te tjera si trafik droge. Materialet e ceshtjes se tij i kane kaluar Prokurorise se Krimeve te Renda, ndersa dyshohej qe prej vitit 2002 per vrasjen e sarandjotit. Megjithese u shoqerua gjate vitit 2003 per akuzen e vrasjes se Kociut, 37-vjecari u lirua per mungese te provave. Per Isufaj mesohet se ka hetuar edhe policia e Fierit, por pa mundur ta vere ne pranga, edhe pse ka zhvilluar disa aksione vitet e kaluara. Fieraku njihej si biznesmen ne fushen e mallrave industriale. Nderkohe qe mendohet se “Ben Qimja” gjate kohes qe ka qendruar ne Itali eshte perfshire ne trafiqe te ndryshme.
Aksioni i deshtuar
Biznesmeni Arben Isufi, i njohur me nofken “Ben Qimja”, eshte personazhi qe carmatosi dhe ktheu mbrapsht me pistolete ne dore grupin e gatshem te policise se Fierit, tre vjet me pare, qe kishte shkuar per ta arrestuar. Nga kjo situate, u shkarkuan disa efektiva policie, te cilet moren pjese ne aksion. Akuzohet nga policia italiane si furnitori me kokaine i “Bandes se Lushnjes”.
Perfshirja ne trafik
Nga pergjimet e bera eshte konstatuar se “kompjuteri”, sic thirrej me kod droga, do te blihej nga "Banda e Lushnjes" me cmim shumice prej 25 mije euro kilogrami. Palet kane rene ne ujdi dhe gjithcka ka shkuar vaj deri ne momentin qe korrieri Jualin Kociu, u arrestua ne Bari me parate ne xhep dhe gjithcka ndryshoi rrjedhen.
Larja e hesapeve, vrasja mafioze qe tronditi kryeqytetin
Kryeqyteti do te tronditej nga nje vrasje mafioze pasditen e 12 gushtitm te vitit 2002. Ka qene ora 18:00, kur salla e Komisariatit nr. 3 ne Tirane u njoftua per disa te shtena arme ne rrugen “Him Kolli”, prane tregut te vogel, ne ambientet e nje pallati te ri, pak metra nga “Rruga e Kavajes” dhe “Samsungu”. Deshmitaret kane pare dy persona qe ndiqnin nje te trete, Pirro Kocian, i cili zbriste shkallet e pallatit me shpejtesi dhe kerkonte t’u ikte atentatoreve, duke u thene “mos qelloni..”, madje ka perdorur dhe emrat e tyre, duke lene te kuptohej se njiheshin mes tyre. Policia gjate hetimeve identifikoi tre persona si autore te krimit dhe megjithese beri shoqerime te te dyshuarve, serish i liroi per mungese provash. Nje prej te shoqeruarve ka qene edhe i njohuri me nofken “Ben Qimja”. Por edhe pse ne dosjen e policise krimi i faturohej Arben Isufajt dhe motivi ishte larja e hesapeve pas mosmarreveshjeve per trafiqet e droges, serish nuk u konkludua ne arrestime. Pirro Kociu kishte levizur nga Saranda dhe banonte ne Tirane, ne katin e nente te pallatit te ri, me qira. Bashke me te mesohet se rrinte dhe nje vajze, qe u mor ne pyetje pas krimit. Kociu kishte qene nje here i proceduar per krime seksuale dhe me pas ishte liruar. Policia e kishte skeduar si kontingjent, ndersa pas vrasjes iu gjeten nje sasi prej te pakten 20 mije dollaresh, qe i mbante ne qese dhe qe ishin te paprekura. Shtate te shtena pistolete i shkaktuan vdekjen ne mes te rruges.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Sherr per leket, djali vret babane
- Blindohet kufiri shqiptaro-grek, ne gjueti te Klement Cales
- Noka, muxhahidineve: Jeta juaj ne Shqiperi do te jete e sigurt
- Terrorizon me arme per 2 ore familjen, arrestohet
- Vjedhja me qetesues, nje tjeter biznesmen i demtuar
- Tentoi te vriste ish-krushqit pas divorcit te motres, kapet
- Kerkohej si e humbur, gjendet e trafikuar
- E mitura arratiset nga banesa, e perdhunon burri i martuar
- E mitura tenton flijimin, shkak abuzimi seksual i babait prej vitesh
- “Do i vrisja te gjithe, para se t’i grabitja”
- Patentat, aplikimi tani vetem per 6 minuta
- Po i grabiste dyqanin, tregtari e plagos me arme
- Dajti akuza Gjykates per zvarritjen e procesit
- 23 kamera, informacion ne kohe reale per trafikun
- Grinden ne nje internet-kafe, vret 15-vjecarin me thike
|
 |
 |
Lexime Mujore |
|
- Vrasja per pazaret e droges, pranga Rucit
- “Kanibali” tenton te shperfytyroje ish-gruan
- Dokle: Veliaj dhe G99 na thyen xhamat e PS, ne i hapem deren
- Kombetarja grumbullohet ne Zvicer, pret miqesore me Turqine
- Musaraj: Shqiperia ne NATO, jo me per mbrojtje, por per paqe e siguri
- Fullani: Ekonomia, me rritje afatgjate dhe te qendrueshme
- Hetimi ndaj Rames, raporti brenda 20 majit
- Berisha: Bllokimi i statusit, gabimi historik i Rames
- Bumci: Marreveshja e Ohrit, kyc per integrimin ne BE
- Rama: Me shkulni veshin nese gaboj
- Basha: Nuk perfshihemi ne konfliktet politike
- OSBE, kerkese opozites: Plotesoni vendet ne KQZ
|
 |
Me te komentuarat |
|
|
|
|