 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
|
 |
Soni luan zig- zag me Florin
E Shtune, 27 Tetor 2007
Ka ditur gjithmone te luaje me imazhin e saj. Te zhduket e te shfaqet befasuese. Por kete here loja e saj duket se eshte bere edhe me e rrezikshme. Sepse kete here nuk eshte me vetem. Soni Malaj dhe Flor Mumajesi jane gati per te leshuar bumin e radhes. Nuk e kemi fjalen per duetin e "Kenges Magjike". Jo. Kemi zbuluar nje tjeter plan te tyre. Permes kesaj interviste qe Soni ka dhene per "Koha Vip"
Zhurmen e radhes Soni Malaj po e shkakton me "Fluturimin 3470", se bashku me Flor Mumajesin. Vendimi per t'u shfaqur duet ne edicionin e radhes se "Kenga Magjike" ishte pikerisht ai i duhuri. Por duket se surprizat nuk mbarojne me kaq. Ndersa ne Tv Klan ka nisur te shfaqet performanca e pare e ciftit per te suksesshem te ketyre koheve, ne studion e Florit puna vazhdon. Ekranin e kompjuterit te tij e kane zaptuar fotografite e Sonit dhe kenget e reja qe jane realizuar enkas per albumin e saj te ri. Por ata te zbulojne vetem njeren prej tyre, "Zig- zag"-un, te cilen do ta prezantojne se shpejti permes nje klipi krejt te vecante. Ku personazh do te jete edhe Flori. Ai tashme eshte gjithkund i pranishem. Duket qarte se Soni ia ka besuar atij verberisht gjithcka. Ndaj dhe ndjehet shume me e qete se ne gjithe heret e tjera kur ka nisur punet per te realizuar nje album te ri.
Pervecse e qete, dukesh dhe shume e kenaqur...
Po, sepse tashme gjithcka eshte vene ne vije. Sapo jemi kthyer bashke me Florin nga Maqedonia, ku realizuam xhirimet per klipin e ri qe do te prezantojme se shpejti ne ekran si produkt te "Supersonic".
Kur, me saktesisht?
Mendojme qe klipi te jete ne ekran ne fillim te nentorit, pra prag te festave te fundvitit, sepse eshte nje kenge qe i shkon pershtat kesaj atmosfere.
Pse, cfare kenge eshte?
Kenga "Zig zag" eshte shume e gezueshme, me ritem... E po keshtu edhe klipi eshte shume funy. Ndryshe mund te quhet klipi i rruges. Tani qe xhirimet kane perfunduar jam e bindur se kemi bere dicka te mire.
Ku dhe kur jane bere xhirimet?
Ne Shkup, javen qe shkoi. Kemi xhiruar nga ora 6:00 e mengjesit deri ne 2:00 te nates. Gjate gjithe dites djemte arriten te hane vetem nga nje sanduic, ndersa une asgje. Ishte shume ftohte, aq sa nje nate para se te niseshim po mendonim te ndryshonim plan, qe te benim xhirimet ne nje studio te mbyllur. Por ne fund vendosem te xhironim ashtu ne rruge. Djemte pinin skoc e nje here me dhane edhe mua qe te ngrohesha pak.
Kush ishin keta djem?
Regjisori maqedonas, Alexander, i cili ka realizuar gjithe klipet e mia. Geri, ose sic i themi ne Big Busta, i cili ka shkruar tekstin e kenges, por eshte dhe personazh ne klip dhe Flori.
A eshte dhe Flori personazh ne klip?
Sigurisht qe po. Flori eshte gjithkund. Ai ka dhene shume ide, ai ka organizuar pothuajse te gjitha punet ne sheshxhirim. Dhe ai personazh edhe ne klip. Shfaqet duke i rene nje daulleje klasike, e cila u gjend ne minutat e fundit para se te nisnim xhirimet.
Po ti vete si do te jesh ne kete klip?
Une do te jem vajza garipe, qe shoqerohem dhe luaj gjithe kohes me djemte e lagjes. Pra, jam dhe une vajza e lagjes.
Te pelqen ky rol?
Me pelqen shume, sepse keshtu jam me e thjeshte dhe jam me vetvetja. Une ne te vertete keshtu jam, garipe.
Qe te pelqen te endesh rrugeve me djemte e lagjes!?
Dikur po, me pelqente te rrija me djemte e lagjes, por atehere paragjykohesha. Nese me shikonin te rrija shume me dike, nisnin e sajonin lloj lloj historish. Ne ato kohe jo vetem une, por dhe gjithe vajzat e tjera te grupit Spirit Voice ishim keshtu, garipe.
Pse, tani nuk je me?
Ne prezantimet e koheve te fundit ne skene me shume se vajza garipe kam qene vajza energjike sensuale. Keshtu qe bashke me Florin menduam qe permes kenges "Zig zag" te shfaqem ashtu si me shikonte Flori, pra garipe.
Prej fotografive qe na ke dhene duket qarte imazhi i vajzes garipe. Po ne levizje si do jete Soni ne kete klip?
Stilin e veshjes e ka percaktuar bashkeshortja e regjisorit te klipit. Disa prej veshjeve i siguroi vete ajo e disa te tjera i morem ne "Taxi Mapo". Ndersa persa u perket levizjeve sigurisht qe do jene ato te vajzes se rruges, pra kercej hip- hop dhe breakdance.
Levizje qe di t'i luash mire besoj, apo jo?
Jo, nuk dija dhe aq mire, keshtu qe para se te nisesha per xhirime ne Shkup, punova kater dite me radhe me koreografin Tan Bramo. I kapa shpejt si levizje, pasi ishin te karakterit tim.
Pra, ka qene shume me e thjeshte se koreografia qe duhej te mesoje per musicalin "Chicago"...
Pa diskutim qe shume me e thjeshte. Djemte qe me shoqerojne ne klip me ndihmuan shume qe te kapja disa shprehi te hip- hopisteve.
Edhe Flori, apo jo?
Flori ishte nje suport shume i madh per mua. Nga ana psikologjike ndikonte shume per mire dhe kjo reflektohet edhe ne klip.
Si?
Nese nuk do te kishte qene ai prane meje, pjeset qe u xhiruan ne oren 22:00 te darkes do te deshtonin. Ishte shume ftohte dhe une pothuajse isha ngrire e tera. Por prania e Florit me dha perseri deshire per te kercyer. Ishte nje moment kur duhej te xhironim nje pjese te dy bashke, ndaj u clirova e tera dhe pjeset dolen shume mire.
Duket sikur Flori ka marre nen kontroll gjithcka tenden. A nuk te bezdis ty kjo gje?
Pas 10 vitesh karriere, eshte shume mire te kesh nje bashkepunetor te tille si Flori. Une jam shume e kenaqur me kete marredhenie, sepse ajo cfare na karakterizon eshte se jemi shume te lire. Flori ka nen menaxhim dhe shume vajza te tjera, nderkohe qe per albumin tim une do te punoj dhe me kompozitore te tjere. Nuk do qe te jete vetem Flori kompozitori i kengeve qe do te perfshihen ne albumin tim te ri.
Kush mund te jete tjeter, vec tij?
Akoma nuk di te ta them me saktesi. Por besoj se Maki, kompozitori maqedonas, qe ka krijuar disa prej kengeve te mia do te jete patjeter edhe kete here.
Kur e ke nisur punen per kete album?
Kemi shume kohe qe po punojme. Deri me tani jane bere shume materiale gati, qe i degjojme shpesh me Florin per te perzgjedhur me te mirat.
Kur thua qe kemi shume kohe qe punojme, mos duhet te nenkuptojme se puna per albumin ka nisur para se te mesohej historia e dashurise mes teje dhe Florit?
Po, shume me pare. Historia jone erdhi gradualisht duke punuar gjate ne kete studio.
Gjithmone ne forme
Dhe e ka nje sekret: vazhdon te jete e dashuruar jo vetem pas Florit, por edhe pas palestres. Shkon rregullisht (te pakten) kater here ne jave dhe ushtrohet fort ne disa ushtrime shume te rrepta qe ia ka caktuar instruktori i saj. Ndaj vazhdon te ruaje peshen e saj me te mire: 52 kg. "Palestren e kam nisur shume kohe me pare, qe kur isha me "Spirit Voice". Ka pasur periudha kur e kam lene disi pas dore, por asnjehere nuk jam shkeputur me gjate se dy muaj". Po Flori a shkon ne palester me te? "Jo. Arrita ta bind vetem nje here te vinte e qe nga ajo dite nuk ka shkelur kurre me". Keshtu qe vetem koha e palestres i mban larg nga njeri- tjetrit.
Zig- zag
Eshte nje kenge ku mbizoteron rap-i. Aq sa nese e degjon kengen te pashoqeruar me pamje, e ke te veshtire te besosh se kengetarja eshte Soni. Ndaj dhe ata vete e kane quajtur "Zig zag"-un nje kenge eksperiment. As Soni nuk ka kenduar ndonjehere me pare nje muzike te tille, por as Flori nuk ka kompozuar me pare dicka te tille. Flori te sqaron se kenga, brenda se ciles jane futur ndjeshem disa elemente ballkanike, mund te cilesohet si nje kenge etno RnB. Perzierje interesante, qe duket se do te shkaktoje reaksion te madh.
Foto Flori
Fotografite e realizuara pak kohe me pare ne Amerike nga Fadil Berisha, jane i vetmi element i albumit te Sonit, qe i kane dale disi jashte kontrollit Florit. Nuk ka mundur te jete edhe ai ato dite ne Amerike. Por kjo nuk do te thote se Flori nuk do te merret me to. Po ben ate qe s'e ka bere kurre me pare: te punoje mbi fotot. Soni i ka lene dore te lire edhe per kete. Sepse eshte e bindur se ai di gjithmone se cfare ben.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
|
|
 |
 |
Lexime Mujore |
|
- Vrasja per pazaret e droges, pranga Rucit
- Kanibali tenton te shperfytyroje ish-gruan
- Dokle: Veliaj dhe G99 na thyen xhamat e PS, ne i hapem deren
- Kombetarja grumbullohet ne Zvicer, pret miqesore me Turqine
- Fullani: Ekonomia, me rritje afatgjate dhe te qendrueshme
- Musaraj: Shqiperia ne NATO, jo me per mbrojtje, por per paqe e siguri
- Hetimi ndaj Rames, raporti brenda 20 majit
- Berisha: Bllokimi i statusit, gabimi historik i Rames
- Bumci: Marreveshja e Ohrit, kyc per integrimin ne BE
- Rama: Me shkulni veshin nese gaboj
- Basha: Nuk perfshihemi ne konfliktet politike
- OSBE, kerkese opozites: Plotesoni vendet ne KQZ
|
 |
Me te komentuarat |
|
|
|
|