PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 4 )

Rihapet dosja “Gina”, zbulohen 4 vrasje


E Premte, 05 Tetor 2007

Artan Cena

Rihapet dosja ”Gina”, qe solli rivalitetin dhe luften me te pergjakur mes djemve te dy rrugeve ne Tirane, pergjate te pakten dhjete viteve, duke shenuar plote 26 te vrare. Ekzekutimet e anetareve te rrugeve te ”Durresit” e ”Kavajes” jane rikthyer ne zyren e Krimit te Organizuar per nje rihetim te pergjithshem, duke zbuluar kater prej vrasjeve te bujshme. Dy nga ekzekutimet e ndodhura ne vitin 1994 dhe ne vitin 1998, ne rrugen ”Mine Peza”, kane bere qe agjentet te zbulonin edhe nje nga autoret, qe e kane shpallur ne kerkim. Viktime e atentateve kane mbetur edhe emrat e degjuar te ketyre grupeve, Denis Gina, apo Median Shehu. Gazmend Katroshi kerkohet per vrasje ne vitin 1994 dhe grabitjen me arme te 35 mije dollareve. Pikerisht ekzekutimi i Altin Verajt ne vitin 1994, konsiderohet si shkaku i vrasjeve zinxhir e perplasjeve midis rrugeve ne kryeqytet. Ndersa Gazmendi do ishte i vetmi i mbijetuar i perplasjeve, vellai i tij, Iljazi, do binte pre e nje atentati hakmarres ne vitin 1998.



”Jane zbuluar autoret e dy vrasjeve te ndodhura mes djemve te rruges se ”Kavajes” e ”Durresit”, te ndodhura para dhe pas viteve 2000”, thane burime zyrtare te Policise se Tiranes, dje, per gazeten ”Koha Jone”. Mesohet se pjese e dosjes jane ekzekutimet edhe te Denis Gines, emrin e te cilit mori dosja pas sulmit te bujshem me antitank. Shkak i perplasjeve u konsiderua rivaliteti per trafikun e droges, deri ne konfliktet mes djemve te lagjeve te Tiranes. Por, cuditerisht, te gjithe te akuzuarit policia i ka nxjerre persona te vrare, e grupit i ka shpetuar vetem nje person i shpallur ne kerkim. Ai eshte Gazmend Katroshi, i akuzuar edhe per vjedhje me dhune te 35 mije dollareve ne vitin 1998. Nje nga vrasjet e fundit konsiderohet ajo e plazhit te Durresit ne 2000, dhe e Erald Hashorves, ne prill te vitit 2002. Vrasja e pare ka ndodhur ne vitin 1994, ku me 28 dhjetor, ka mbetur i vdekur Altin Veraj, pjese e rruges se ”Kavajes”, si dhe u plagos 37-vjecari Dritan Gjuzi. Ngjarja ka ndodhur ne prag te Vitit te Ri, pas nje sherri mes dy viktimave dhe autoreve, qe, sipas policise se kryeqytetit, jane dy vellezerit, Iliaz e Gazmend Katroshi. Iliazi eshte vrare me arme zjarri, me 17 qershor te vitit 1998, ne kryqezimin e rruges ”Mine Peza” me ”Haxhi Hysen Dalliu”, pas hakmarrjes nga ana e djemve te rruges se ”Kavajes” kunder atyre te rruges se ”Durresit”.



Sektori i vrasjeve ne policine e kryeqytetit, ka gjetur autoret e dy ekzekutimeve, te Iliaz Katroshit, 38 vjec, vrasje e ndodhur ne vitin 1998 dhe te Altin Veraj, te ndodhur 13 vjet me pare, me 28 dhjetor. Pas ngjarjeve te ndodhura, dosjet ishin pezulluar nga policia dhe prokuroria, pasi nuk ishin gjetur autoret. Por, pas disa vitesh te mbuluara nga pluhuri, jane rihapur me krijimin e nje sektori te vecante ne Policine e Tiranes, ate te krimeve kunder personit. Pas marrjes ne dore te dy ngjarjeve, qe ishin pa autore, jane marre deshmi dhe prova te reja, qe kane cuar dhe ne zbulimin e autoreve, nga te cilet vetem njeri ka mbijetuar dhe eshte shpallur ne kerkim. Te tjeret jane vrare pergjate viteve 1998, 1999, 2001 e deri ne vitin 2002, kur perfundon seriali me i pergjakshem. Ekzekutimi me i bujshem eshte prita me antitank ndaj Denis Gines e Median Shehut, nente vjet me pare, afer Fushes se Druve ne Tirane, ndersa udhetonin me nje fuoristrade te blinduar.

17 qershor 1994

Ekzekutimi qe ndezi gjakrat

Ekzekutimi i Altin Veraj, me 28 dhjetor 1994, e plagosja e Dritan Gjuzit, ka ndezur gjakrat mes grupeve te djemve te rruges se ”Durresit” e ”Kavajes”. Shoket e te vrarit Veraj kane vendosur te marrin hakun. Pikerisht ne te njejtin vend ku kishte ndodhur vrasja ne 1994, Denis Gina, e Median Shehu, sipas hetimit te policise, kane ekzekutuar Iliaz Katroshin, me 17 qershor 1998. Por seriali i vrasjeve nuk eshte ndalur ketu. Pak dite me pas, me daten 22 qershor te vitit 1998, ne rrugen ”Halit Bega”, ne kryeqytet, ekzekutohen me antitank dhe me pas me bresheri kallashnikovi Denis Gina, 35 vjec dhe Median Shehu, 33 vjec. Nga policia, nente vjet me pare kjo u quajt si larje hesapesh mes bandash kriminale. Nje nga personat qe mbeti gjalle, pas vrasjes se 17 qershorit, u gjet i pajete ne plazhin e Durresit, ndersa dyshohet se ka kryer nje vrasje me snajper nga tarraca e nje pallati ne dhomen e ajrosjes se Burgut 313, ku mbeti i vdekur Ilir Bardhi, qe akuzohej per ekzekutimin e Denis Gines e Median Shehut. Policia ka shpallur ne kerkim per kete zinxhir vrasjesh vetem nje person, i cili ka mbetur i gjalle. Ai eshte Gazmend Katroshi, i denuar me 12 vjet heqje lirie, pasi ka kryer nje ”vjedhje me dhune”.

Vrasja e 1994

Viktima

Altin Veraj, 32 vjec

I plagosur

Dorian Gjuzi

Autoret

Iliaz Katroshi, 38 vjec, i vrare

Gazmend Katroshi, 33 vjec, gjalle, ne kerkim

Vrasja e 1998

Viktima

Iliaz Katroshi, 38 vjec

Autoret

Denis Gina, 35 vjec, i vrare

Median Shehu, 33 vjec, i vrare

Nga 1999-2002, te vrare:

Denis Gina

Median Shehu

Ilir Bardhi

Erald Hashorva

Grupi i ”Rruges se Kavajes”

Si pjesetare te ketij grupi numerohen rreth 20 persona, ku mbi 10 jane vrare mes tyre. Veprimtaria e ketij grupi ka qene e njohur per trafik droge. Fillimisht, grupi vepronte si nje i tere, por grindjet per ndarjen e fitimit kishin bere qe "djemte e Rruges se Kavajes" te perfundonin ne vitin 1999, te ndare ne dy grupe kundershtare.

Gazmend Katroshi i mbijetuari i rrugeve

Quhet Gazmend Katroshi, 33 vjec, nga Tirana, i denuar per ”vjedhje me dhune”, por qe ndodhet jashte qelive te burgjeve shqiptare dhe eshte shpallur ne kerkim qe ne vitin 1998. 32-vjecari i vrare Altin Veraj dhe i plagosuri Dritan Gjuzi, ishin rivalet e dy vellezerve Iliaz e Gazmend Katroshi dhe per kete gje, ne vitin 1998, dyshohet te jete vrare Iliaz Katroshi. Ngjarja mes tyre ka ndodhur ne afersi te kryqezimit te rruges ”Mine Peza” me ”Haxhi Hysen Dalliu” ne kryeqytet. Qe prej asaj kohe kur i ka shpetuar atentatit, Gazmend Katroshi eshte larguar jashte vendit, ndersa akuzohet edhe per grabitjen e 35 mije dollareve.










Komento artikullin | Shiko komentet (4 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat