Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 20:22 Rusi-Ukrainë-SHBA, Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe Presidenti rus, Vladimir Putin ka rënë dakord për rifillimin e negociatave trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës muajin e ardhshëm,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Dorëheqja e PD
  • Masat ndaj kapuçëve
  • Ermal Beqiri
  • Kvaratskhelia
  • Champions League
  • Sulmet ndaj bankave
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Dorëheqja e PD
  • Masat ndaj kapuçëve
  • Ermal Beqiri
  • Kvaratskhelia
  • Champions League
  • Sulmet ndaj bankave
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kompania që menaxhon aeroportin: Lleshaj është i pasaktë. Ne njoftuam në kohë policinë

Politikë E premte, 24 Shtator 2021 12:46
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Tirana International Airport (TIA), kompania që menaxhon Aeroportin e Rinasit ka reaguar për pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj për grabitjen e ndodhur në Rinas.
“Reagimi ynë vjen pas deklaratës së ministrit të Brendshëm. Kemi vënë në dispozicion të hetimeve kamerat e sigurisë. Njoftimi kundrejt policisë në Rinas është bërë në kohë. Reagimet e Ministrisë së Brendshme janë të pasakta.”, thuhet në njoftimin e TIA-s.

TIA thekson se në 3 muajt e fundit ka marrë masa shtesë për sigurinë e aeroportit.
Njoftim nga Tirana International Airport.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Deklarata e plotë e TIA

Swiss Digital

Tirana International Airport (TIA) shpreh keqardhjen e thellë për ngjarjen e djeshme të 9 Prillit 2019, me pasojë vjedhjen e një sasie të vlerave monetare në pistën e aeroportit.

TIA kishte vendosur të respektonte hetimet nga autoritetet përkatëse dhe në respekt të këtyre hetimeve, nuk u prononcua deri më tani, duke patur parasysh ndjeshmërinë e ngjarjes dhe çështjen e sigurisë së jetës të pasagjerëve, stafit dhe të gjithë punonjësve të shtetit shqiptar që operojnë në aeroport.

Por, pasi ndoqëm me shqetësim deklaratën zyrtare të Ministrisë së Brendshme, duket se etika e TIA-s ka shërbyer për herë të dytë për një keqinformim të publikut dhe fajësimin – si skenar i përsëritur – për një akuzë të rëndë që nuk qëndron në shpatullat e një koncesionari të huaj, pa mënjanuar kërkesat e Kontratës së Koncesionit që TIA përmbush çdo ditë në lidhje me sigurinë aeroportuale. Tirana International Airport duke vlerësuar transparencën e informacionit për publikun dëshiron të informojë se ka vënë në dispozicion të organeve kompetente, të gjitha materialet dhe regjistrimet e kamerave të sigurisë që hedhin dritë mbi ngjarjen e 9 Prillit 2019.

TIA ka qenë korrekte në përmbushjen e detyrave të saj në lidhje me ngjarjen sipas të gjitha rregullave dhe procedurave. Autoriteteve të hetimit u janë dorëzuar të gjitha dokumentet që provojnë, se ky njoftim është kryer në kohë kundrejt sallës operative të policisë në Rinas.

TIA në bashkëpunim me Autoritetin e Aviacionit Civil Shqiptar, gjatë këtyre tre viteve nga ngjarja e ngjashme në aeroport në 2016, ka marrë masa shtesë dhe ka ngritur në një nivel më lart sistemin e kamerave dhe gardhin rrethues. TIA është pjesë e auditimeve periodike qoftë nga Autoriteti i Aviacionit Civil, qoftë nga palët e treta. Bëjmë thirrje dhe lutemi për vëmendje të kuptojmë të gjithë, se forcat e policisë janë të pranishme në çdo cep të aeroportit si objekt i rëndësisë së veçantë, si zonë kufitare dhe policia e ka detyrë ligjore, për të ruajtur rendin dhe jetën e qytetarëve në rast incidenti të armatosur.

Bashkohemi tërësisht me meritat që kanë forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në operacionin e djeshëm, zanafilla e të cilit ishte njoftimi i TIA-s. TIA bën thirrje për trajtimin e kujdesshëm të informacioneve që jepen për publikim kur lidhen me çështje të sigurisë, sepse do përbëhej një rrezik shtesë për çdo rrethanë. TIA vlerëson me respekt hetimet, çdo qytetar, çdo punonjës policie dhe dëshiron të theksojë, se kur cënohet siguria dhe jeta e një qytetari, jemi të gjithë në të njëjtin krah.

Aeroporti nuk është i kinezëve, është i gjithë shqiptarëve. Eshtë pjesë e territorit të Shqipërisë dhe mbrohet me ligj nga Policia e Shtetit si çdo metër i këtij vendi. Ndaj deklaratën zyrtare të Ministrisë së Brendshme e vlerësojmë si të pasaktë.

Rikthesojmë se në zbatim të përgjegjësive dhe detyrimeve të Kontratës së Koncesionit, dhe në bazë të Programit Kombëtar të Sigurisë të Aviacionit Civil, TIA ka zbatuar me korrektësi të plotë procedurën e njoftimit në kohë të policisë. Tirana International Airport mbetet në dispozicion të pasagjerëve dhe opinionit publik për informacione të mëtejshme.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rusi-Ukrainë-SHBA, Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe
Para 5 minutash

Rusi-Ukrainë-SHBA, Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe

PD: 432 protestues të asistuar nga ekipi ynë ligjor, 239 të liruar me vendim gjykate
Para 7 minutash

PD: 432 protestues të asistuar nga ekipi ynë ligjor, 239 të liruar me vendim gjykate

Protesta e sotme paqësore. Thirrja: Nesër ora 9 para parlamentit
Para 29 minutash

Protesta e sotme paqësore. Thirrja: Nesër ora 9 para parlamentit

BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Para 36 minutash

BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
20 Tetor 2026, 19:39

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Protesta studentore, vjen dorëheqja e parë
Para 6 orësh

Protesta studentore, vjen dorëheqja e parë

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
20 Tetor 2026, 16:32

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026
Para 11 orësh

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.