Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 20:22 Rusi-Ukrainë-SHBA, Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe Presidenti rus, Vladimir Putin ka rënë dakord për rifillimin e negociatave trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës muajin e ardhshëm,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Dorëheqja e PD
  • Masat ndaj kapuçëve
  • Ermal Beqiri
  • Kvaratskhelia
  • Champions League
  • Sulmet ndaj bankave
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Dorëheqja e PD
  • Masat ndaj kapuçëve
  • Ermal Beqiri
  • Kvaratskhelia
  • Champions League
  • Sulmet ndaj bankave
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Grabitja, Lleshaj shfajësohet: Koncensionari nuk lajmëroi në kohë policinë

Politikë E premte, 24 Shtator 2021 12:33
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kur kanë kaluar 24 orë nga njoftimi i vetëm i Policisë së Shtetit lidhur me ngjarjen e djeshme në aeroportin e Rinasit, ku u shënua grabitja më e madhe e parave e shënuar ndonjëherë në Shqipëri, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shfajëson policinë, duke ia ngarkuar përgjegjësinë e ngjarjes kompanisë koncensionare për administrimin e aeroportit

Në një deklaratë për mediat, Lleshaj tha se koncensionari nuk lajmëroi në kohë policinë.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

“Nga analiza rezulton se nuk kanë funksionuar aspak mekanizmat e sigurisë në përgjegjësi të kompanisë koncesionare të aeroportit. Koncesionari dhe kontraktori i zgjedhur që përgjigjet për sigurinë fizike nuk kanë arritur të zbatojnë standardet.

Swiss Digital

Autorët e sulmit kanë lënë në dorë të policisë prova të shumta materiale. Pas humbjes së djeshme të një anëtari të saj banda ka marrë një goditje shkatërruese”, tha Lleshaj.

Udhëtarët paguajnë nga 3 euro për sigurinë, dhe vetëm kjo do të kishte mjaftuar që situata të ishte ndryshe tha Lleshaj. Koncensionari i ka refuzuar kërkesat e Policisë së Shtetit për rritjen e sigurisë, por as nuk ka denjuar – tha ministri – që të kthejë përgjigje.

Ministri foli për një marrëdhënie të vështirë me kompaninë koncensionare në aeroportin e Rinasit, duke thënë se autoritetet ligjore do të marrin masa.

Lleshaj tha se ishte reagimi i shpejtë i Policisë së Shtetit që tashmë në duar të autoriteteve janë një sërë provash që mund të cojnë drejt zbardhjes së grupit të grabitësve.

Falenderimet Lleshaj i kishte për qytetarët, bashkëpunimin dhe besimin tek Policia e Shtetit, ndërsa nuk la pa shprehur mllef ndaj politikës që lëshon akuza. Në përfundim të deklaratës, ministri Sandër Lleshaj garantoi udhëtarët se siguria e tyre në aeroport nuk do të cënohet.

“Nuk janë përmbushur përgjegjësitë e kompanisë kineze të aeroportit. Kompania kineze dështoi. Koncesionari dhe kontraktori i zgjedhur prej tij nuk zbatuan standardet e detyrueshme që përcaktohen nga legjislacioni me gjithë se kanë arkëtuar 3 euro për cdo pasagjer që ka dalë nga ky aeroport.

Do të kishte mjaftuar kjo sasi për të garantuar perimetrin e jashtëm, që është hapur dhe për më keq, koncesionari nuk ka arritur që të sinjalizojë policinë. Koncesionari jo vetëm që ka refuzuar kërkesat e policisë për marrjen e masave, por në shumë raste nuk ka kthyer edhe përgjigje për korrespodencën zyrtare. Nisur nga incidenti dhe marrëdhëniet e vështira me koncesionarin, Shqipëria do të marrë masa ligjore të forta për të garantuar të gjitha standardet në Rinas. Siguria e jetës dhe pronës prevalojnë.

Me masat e reja garantohet një nivel i ri sigurie dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Sa i përket dinamikës, dua të them se autorët kanë lënë në dorë të hetimit prova të shumta. Falë reagimit të shpejtë, banda që besohet se edhe më parë ka goditur vlerat monetare në Rinas, pas humbjes së djeshme të një anëtari të saj ka marrë një goditje shkatërruese. Shkatërrimi i këtij grupi është një tjetër sinjal ndaj botës së krimit. Jemi të angazhuar për të neutralizuar cdo tentativë që cënon sigurinë. Shpreh keqardhje që segmente të politikës u rreshtuan kundër policisë dhe akuzuan, kur pritej përkrahja e cdo grupi politik. Siguroj qytetarët që përdorin aeroportin, se siguria është plotësisht e garantuar”, ministri Lleshaj.

Lajmi në përditësim…

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rusi-Ukrainë-SHBA, Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe
Para 5 minutash

Rusi-Ukrainë-SHBA, Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe

PD: 432 protestues të asistuar nga ekipi ynë ligjor, 239 të liruar me vendim gjykate
Para 7 minutash

PD: 432 protestues të asistuar nga ekipi ynë ligjor, 239 të liruar me vendim gjykate

Protesta e sotme paqësore. Thirrja: Nesër ora 9 para parlamentit
Para 29 minutash

Protesta e sotme paqësore. Thirrja: Nesër ora 9 para parlamentit

BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Para 36 minutash

BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
20 Tetor 2026, 19:39

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Protesta studentore, vjen dorëheqja e parë
Para 6 orësh

Protesta studentore, vjen dorëheqja e parë

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
20 Tetor 2026, 16:32

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026
Para 11 orësh

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.