Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 13:52 Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e kamerave Nëndrejtori i policisë Fier, Alket Ahmetaj ka zbuluar detaje të reja lidhur me vrasjen e Selami Hasani dhe plagosjen e nipit të tij në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kryemadhi, letër KQZ: Dhënia e mandateve të LSI është e paligjshme

Kryesore
E enjte, 23 Shtator 2021 13:13
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar zyrtarisht nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të që mos emërtojë kandidatët që pranojnë mandatin si përfaqësues të LSI. Kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi, në një letër drejtuar KQZ, shprehet se mandatet e deputetëve u përkasin forcave politike, pasi në zgjedhje është votuar sigla e partisë dhe jo emrat e kandidatëve.

“Çdo individ i listave shumëemërore të LSI, që pranon mandatin e deputetit  nuk përfaqëson as formalisht as ligjërisht dhe as politikisht Lëvizjen Socialiste për Integrim, ndaj edhe dhënia e mandatit çdo njërit prej tyre është antikushtetuese dhe antiligjore, pasi në zgjedhjet politike të 25 qershorit në përputhje me Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor qytetarët shqiptarë kanë votuar për partitë politike dhe jo për individët”,- shprehet Kryemadhi në letrën e saj.

Kryetarja e LSI, shton se çdo mandat i dhënë nga KQZ nga lista shumëemërore e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk përfaqëson absolutisht këtë parti.

“Përfundimisht ju bëjmë me dije se çdo mandat i dhënë nga KQZ nga lista shumëemërore e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk përfaqëson absolutisht këtë parti. Çdo individ, që pajiset me mandat deputeti nga KQZ  nga kjo listë shumëemërore e LSI është i paligjshëm dhe nuk mund të përdorë në asnjë rast as vullnetin politik, por as atributet formale, ligjore dhe publike të përfaqësimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim përfshirë këtu siglën, programin, statutin, emblemën, vulën dhe emrin e Lëvizjes Socialiste për Integrim”,- shprehet Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Po sot, Lëvizja Socialiste për Integrim publikoi dokumentin që tregon vendimin e përjashtimit nga radhët e saj të gjithë anëtarëve të LSI që kanë pranuar të marrin mandatin e deputetit pavarësisht vendimit unanim të partisë. Vendimi për çregjistrimin e tyre nga lista e anëtarësisë është marrë në mbledhjen e 22 Shkurtit dhe mban firmën e Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në këtë mënyrë, jo vetëm moralisht, por edhe ligjërisht kandidatët që kanë pranuar mandatin nuk përfaqësojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim në Parlament.

Letra e Kryetares se LSI Monika Kryemadhi për KQZ:

Drejtuar: Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Tiranë

Lëvizja Socialiste për Integrim me Vendimin Nr. 2 datë 22.02.2019 të Komitetit Drejtues Kombëtar të saj ka vendosur djegien e mandateve të deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kuvendin e Shqipërisë dhe mospjesmarrjen përfundimtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kuvendin e Shqipërisë.

Mund t'ju interesojë

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

Para 1 ore
Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht më!

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht më!

Para 2 orësh
Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek...

Para 5 orësh

Komiteti Drejtues Kombëtar ka vendosur çregjistrimin si anëtarë të Lëvizjes Socialiste të të gjithë kandidatëve për deputetë të listës shumëemërore të LSI-së të paraqitur prej saj për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 qershor 2017, të cilët thyejnë vendimin politik të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe  pranojnë mandatin e deputetit.

Çdo indidid i listave shumëemërore të LSI, që pranon mandatin e deputetit  nuk përfaqëson as formalisht as ligjërisht dhe as politikisht Lëvizjen Socialiste për Integrim ,ndaj edhe dhënia e mandatit çdo njërit prej tyre është antikushtetuese dhe antiligjore, pasi në zgjedhjet politike të 25 qershorit në përputhje me Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor qytetarët shqiptarë kanë votuar për partitë politike dhe jo për individet.

Rezultati i arritur nga Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dhënë kësaj partie të drejtën ligjore, që në përputhje me ligjin, të zgjedhë nga lista shumëemërore e LSI përfaqësuesit e saj në parlament, bazuar në radhitjen në listën shumëemërore, të vendosur po nga LSI si parti politike, sipas autoritetit të përfaqësimit, që i jep asaj Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor.

Përfundimisht ju bëjmë me dije se çdo mandat i dhënë nga KQZ nga lista shumëemërore e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk përfaqëson absolutisht këtë parti. Çdo individ, që pajiset me mandat deputeti nga KQZ  nga kjo listë shumëemërore e LSI është i paligjshëm dhe nuk mund të përdorë në asnjë rast as vullnetin politik, por as atributet formale, ligjore dhe publike të perfaqësimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim përfshirë këtu siglën, programin, statutin, emblemën, vulën dhe emrin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Jam pjesë e LSI-së”, Braimllari – Kokës: U vetëpërjashtove, dhe kjo ishte zgjedhja jote

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e kamerave
Para 6 minutash

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e ...

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar
Para 11 minutash

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City
Para 27 minutash

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City

Gabimi Yamal nga pika e bardhë, Flick tani i beson “specialistit” Raphinha-s
Para 29 minutash

Gabimi Yamal nga pika e bardhë, Flick tani i beson “specialistit” Raphinha-s

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 18 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.