PSG mundi United, shikoni festën e çmendur të Neymar në shtëpinë e tij (VIDEO)

Neymar nuk ishte i gatshëm për ndeshjen e parë të skuadrës së tij, PSG ndaj Manchester United në mitikun “Old Trafford”. Sulmuesi brazilian vuan nga një dëmtim në këmbën e djathtë që do ta mbajë jashtë fushave edhe për ndeshjen e kthimit.

27-vjeçari e ndoqi duelin e parë në shtëpinë e tij në Paris së bashku me miqtë e tij, ndërkohë që e ka përjetuar me shumë emocion golat e shënuar nga Kimpembe dhe Mbappe.

Braziliani madje harroi se ishte i dëmtuar duke u hedhur nga gëzimi, ndërkohë që në golin e dytë imitoi festimin e Mbappe. /R.Lika-Koha Jone/