Pasi u bojatis në Kuvend, Strazimiri-Ramës: S’ke parë gjë akoma

Edhe pse në dukje duhet të ishte një seancë simbolike, ku Kuvendi i Shqipërisë do të jepte dritën jeshile për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, seanca e sotme plenare është përfshirë në tensione.

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka i është vërsulur kryeministrit Rama dhe në këtë moment Gramoz Ruçi kërkoi përjashtimin e tij nga seanca.

E duke marrë shkas nga kjo ngjarje dhe kur na ndajnë vetëm 2 ditë nga protesta e opozitës, një paralajmërim i fortë vjen edhe nga deputeti tjetër demokrat Gent Strazimiri, i cili përmes rrjeteve sociale i kujton Ramës fjalët e tij: “Nuk ke parë asgjë akoma”!

“Në emër të të gjithë atyre që ke mashtruar, varfëruar e përzënë nga ky vend që i grabite shpresën!

#16_shkurt

#s’ka_parë_gjë_akoma”, shprehet Strazimiri duke e shoqëruar komentin e tij me një foto nga pamjet e kryeministrit Rama të bojatisur nga Paloka.