Miratimi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, dy deputetët minoritarë grekë që nuk e votuan

Pas incidentit në Parlament, ku Edi Paloka gjuajti me bojë Kryeministrin Edi Rama dhe vendimin për ta përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, maxhoranca dhe opozita bashkuan sot votat për të miratuar marrëveshjen e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Në këtë votim mori pjesë edhe vetë Edi Paloka, i cili refuzoi të dal nga salla e Parlamentit edhe pse në disa raste iu kërkua nga Gramoz Ruçi të largohet pas përjashtimit nga Byroja.

Por për shkak se në Kuvend ishte i ftuar Talat Xhaferri, kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Ruçi nuk ka këmbëngulur dhe ka lejuar që të vijojë seanca me votimin e ratifikimit të marrëveshjes.

Sipas gazetarit të “Panorama”, Ervin Koçi, marrëveshja mori votat e të gjithë deputetëve të pranishëm, por ra në sy mungesa e dy votave të deputetëve që përfaqësojnë minoritetin grek.

Kjo marrëveshje nuk u miratua nga Vangjel Tavo i LSI-së, dhe Vangjel Dule i PBDNJ-së.

Vangjel Dule ishte në fillim te seancës, por pas ndërprerjen se saj nuk u kthye ne salle për e votuar. Ndërsa Vangjel Tavo nuk ishte qe ne fillim në parlament.