Icardi dëmtohet në kavilie, në rrezik për ndeshjen e fundjavës

Mauro Icardi po kthehet në një çështje të nxehtë te skuadra e Interit. Pas heqjes së shiritit të kapitenit nga klubi, argjentinasi vendosi që të mos udhëtonte me skuadrën, teksa sot në mëngjes ka shkuar në qendrën stërvitore.

Gjithsesi pavarësisht se ai ka kryer të gjithë seancën e plotë, në fund ka pasur një kontroll te fizioterapisti, për shkak se ndjen dhimbje në kavilie. Icardi në këtë mënyrë është në dyshim për sfidën e fundjavës që do të luhet ndaj Sampdorias. Një lajm i keq për zikaltërit, por nëse ai ka pasur probleme, përse Spalletti u shpreh se futbollisti refuzoi grumbullimin?

Një dilemë që duket e vështirë për t’u zgjidhur, por që konfirmon raportet aspak të mira të sulmuesit me trajnerin dhe pjesën tjetër të ekipit. /R.LikaKoha Jone/