Drogë në portin e Durrësit, arrestohen dy kosovarë dhe një serb

Policia Kufitare në Durrës ka goditur një tentativë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, duke sekuestruar 15 kg marijuanë.

Në pranga janë vënë tre persona dy nga Kosova dhe një nga Serbia.

“Gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë duke përdorur qenin antidrogë dhe më pas edhe gjatë skanimit, në një mjet i cili ishte i ngarkuar në një karotrec që drejtohej nga shtetasi B.S., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e proves materiale rreth 15 kilogramë lëndë narkotike e llojit Marjuanë . Në vendngjarje ka mbërritur Grupi Hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, ku në përfundim të veprimeve të para hetimore bënë arrestimin në flagrance të shtetasve B.S., si dhe dy pasagjerëve D.A., e D.S., banues në Kosovë ,Serbi, Kosovë”, sqaroi policia.

Vijonë puna në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Policinë Kosovare për zbardhjen e plotë të këtij rasti.