Video skandali me policin, Lleshaj në Malësi të Madhe: Po kërkojmë denoncuesin

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ndodhet në Malësinë e Madhe, një ditë pas video-skandalit të publikuar në media, ku efektivi i policisë, Berhan Bajrakurti shfaqet ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare, i dërgonte asaj video intime.

Lleshaj zhvilloi një takim me autoritetet lokale të kësaj bashkie, ndërsa është shoqëruar në këtë takim nga drejtori i policisë së Shkodër, si dhe kryetari i Malësisë së Madhe.

Pas takimit ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh për mediat se janë në kërkim të denoncuesit të rastit, i cili nuk është gjetur deri tani. “Polici është i arrestuar mbrëmë. Policia e Shtetit që mbrëmë po kërkon denoncuesin, i cili nuk gjendet. Pyetja themelore sot është; kush është denoncuesi. Do ta sqarojmë shumë shpejt’ deklaroi ai për mediat”.

Një ditë më parë, ministri u shpreh se ai identifikohet me policët që sot arrestuan një pervers, me policët që sakrifikojnë natë e ditë duke shërbyer. Inspektori i Policisë në Malësinë e Madhe Berhan Bajrakurti, u vu në pranga dje nga kolegët, pas denoncimit të nënës së 15-vjeçares se efektivi i ka ngacmuar seksualisht të bijën.