SPECIALE/ 11 yjet që ka transferuar falas Juventusi në dekadën e fundit

Transferimi i Aaron Ramsey-it te Juventusi gjatë kësaj vere, është vetëm goditja e fundit me kosto zero. “Zonja e Vjetër” është e specializuar për të transferuar yje të futbollit pa paguar thuajse asnjë euro gjatë dekadës së fundit. Më poshtë ju sjellim 11 goditjet e mëdha të skuadrës italiane në vitet e fundit.

Pogba (Manchester United)

Pogba erdhi te Juventusinë verën e vitit 2012 nga Manchester United, më pas ai do të rikthehej te “Djajtë e Kuq” në vitin 2016 për 105 milionë euro. Me skuadrën bardhezi, Pogba luajti 178 ndeshje, duke shënuar 34 gola dhe i dha 43 asist. Në palmaresin e tij në Itali, fitoi dy Kupa italie dhe Superkupa.

Pirlo (Milan)

Andea Pirlo nënshkroi kontratën e fundit të madhe në karrierën e tij kur erdhi te Juventusi në vitin 2011. Mesfushori italian solli shumë kreativitet në mesfushë, duke e ndihmuar që të shkonte edhe në finalen e Champions League në vitin 2015, kur u mund nga Barcelona. Pirlo më pas shkoi si transferim i lirë te New York City dhe më pas mbylli karrierën si futbollist profesionist. Te Juventus, Pirlo në 164 ndeshje, shënoi 19 gola, 38 asist duke fituar 4 kampionate, një Kupë dhe dy Superkupa.

Coman (PSG)

Juventusi firmosi me Kingley Coman në vitin 2014 si një nga futbollistët më të talentuar për të ardhmen. Ai ishte vetëm 18 vjeç dhe luajti vetëm një sezon, dhe dy ndeshjet e para në sezonin pasardhës, ndërkohë që më pas filloi një aventurë të re te Bayerni (në formë huazimi, dhe më pas bavarezët blen kartonin e plotë). Në Torino, Coman luajtur vetëm 22 ndeshje, duke shënuar një gol dhe dhuruar dy asiste, por i fitoi dy herë kampionatin dhe një Superkupë.

Dani Alves (Barcelona)

Dani Alves ishte duke kërkuar për një sfidë të re, pas 14 sezoneve në Spanjë (gjashtë te Sevilla dhe tetë te Barcelona) dhe zgjidhi që të transferohej te Juventusi. Braziliani nënshkroi falas në vitin 2016 dhe më pas u largua një sezon më pas te PSG. Në Torino, ka luajtur 33 ndeshje, duke realizuar 6 gola, dhuroi 7 asist dhe fitoi një kampionat.

Khedira (Real Madrid)

Sami Khedira iu bashkua Juventusit në vitin 2015 pas largimit nga Real Madridi. Mesfushori ka luajtur 124 ndeshje, duke shënuar 21 gola dhe 14 asist. Gjermania ka fituar tre kampionate, tre Kupa Italie dhe një Superkupë.

Neto (Fiorentina)

Neto erdhi te Juventusi në vitin 2015 pasi zhvilloi dy sezone mjaft të mira te Fiorentina, ai vendosi të transferohej te Juventusi, ku ishte zëvendësuesi i portierit Buffon. Në 22 ndeshje ku u aktivizua, pësoi 15 gola, ndërkohë në 13 ndeshjeve nuk pësoi gol gjatë dy sezoneve. Edhe pse erdhi si transferim i lirë, në vitin 2017, u transferua në Mestalla për 6 milionë euro.

Llorente (Athletic Bilbao)

Fernando Llorente la Athletico Bilbaon në fund të sezonit 2012/13 për t’u transferuar te Juventusi. Atje ai kaloi dy sezone dhe dy ndeshje në sezonin e tretë, para se të kthehej në Spanjë te Sevilla. Me “Zonjën e Vjetër”, ai luajti 66 ndeshje, ku realizoi 23 gola. Në palmaresin e tij janë tre kampionate, një Kupë dhe një Superkupë italie.

Cannavaro (Real Madrid)

Fabio Cannavaro ka kaluar dy periudha të ndryshme te Juventusin. Në të parin, bardhezinjtë paguan 10 milionë euro tek Interi për transferimin e tij në sezonin 2004/05, ndërkohë që më pas do të rikthehej te Juventusi në vitin 2009, por me kosto zero. Me ekipin torinez, ka luajtur 128 ndeshje, duke shënuar 7 gola. Si futbollist i Juventusit, ai ka fituar një “Top të Artë” dhe çmimin si lojtari më i mirë në vitin 2016.

Lucio (Inter)

Kalimi i Lucio te Juventusi zgjati vetëm 4 ndeshje. Qendërmbrojtësi brazilian erdhi nga Interi në vitin 2012, dhe u kthyer në Brazil vetëm një vit më pas. Eksperienca e tij nuk është se do të shërbente shumë.

Anelka (Shanghai Greenland Shenhua)

Anelka u kthye nga Kina në vitin 2012 për të mos luajtur asnjëherë një ndeshje të plotë. Francezi u aktivizua vetëm 55 minuta në tre ndeshje me Juventusin. Pas sezonit 2012/13, ai u transferua te West Bromwich dhe përfundoi karrierën e tij në qytetin indian Mumbai. /Rozalb Lika-Koha Jone/