“Receta” e Moggit: Icardin do ta lija në stol, ja pse vuan Interi

Ish-drejtori sportiv i Juventusit, Lucciano Moggi ka folur së fundmi për prezantimin e dobët të sulmuesit Mauro Icardi tek Interi. Bomberi argjentinas ka 7 ndeshje që nuk gjen rrugën e rrjetës, teksa ish-drejtuesi i njohur ka disa këshilla se si mund të dalë nga kjo krizë.

“Icardin do ta lija në tribunë, në mënyrë që të kthehej i përulur. Nëse askush nuk e ka kuptuar akoma pse skuadra zikaltër shënon pak, e shpjegoj unë pse, sepse përqendrohet e gjitha loja te Ikardi. Sipas mendimit tim modest, do të ishte i domosdoshëm një zhvendosje. Ikardi në tribunë, Lautaro në vendin e tij. Vetëm kështu mund të kthehet me këmbë në tokë”, ishte komenti i ish-drejtuesit te Partizanit për “Libero”.

Image result for moggi icardi