Premtimi i Ramës: 300 kantierë do t’u ndryshojnë faqen qendrave shëndetësore

Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj të marte, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka premtuar se brenda këtij mandati nga Veriu në Jug, 300 kantiere do t’u ndryshojnë faqen qendrave shëndetësore të Shqipërisë.
Postimi i plotë i kryeministrit Rama:

MIRËMËNGJES 😀

dhe me kënaqësinë që nga Veriu në Jug, 300 kantiere do t’u ndryshojnë faqen brenda këtij mandati qendrave shëndetësore të Shqipërisë, duke i transformuar nga rrënoja fyese për dinjitetin njerëzor, në pika shërbimi normal për qytetarët e këtij vendi, ju uroj një ditë të mbarë 😊