Nëna i nënshtrohet ndërhyrjes së rrallë, ia heqin fëmijën nga barku dhe ia rivendosin sërish

Një fëmijë i pa lindur ende, është hequr nga mitra e nënës së tij për trajtim dhe është rivendosur sërish si të mos kishte ndodhur fare.

Gjatë shtatzënisë, Bethan Simpson mori lajmin se fëmijë e saj nuk kishte një problem me shpinën që duhej rregulluar patjetër.

Në mënyrë që të shpëtonte, foshnja e saj e diagnostikuar me spina bifida duhej të hiqej nga barku i nënës të mjekohej dhe më pas të rikthehej sërish.

Spina bifida ndodh në rastet kur shtylla kurrizore e foshnjave nuk zhvillohet siç duhet ndërkohë që ato janë në barkun e nënës. Nëse nuk riparohet problemi, fëmija mund të humbasë aftësinë për të ecur.

Kështu, foshnja e saj u hoq nga mitra, iu nënshtrua një operacioni dhe më pas u kthye sërish në mitër, ku do të qëndrojë për pjesën tjetër të shtatzënisë.