Mega operacioni me 27 të arrestuar, Krimet e Rënda japin detaje

”Lulet e Pranverës” është operacioni i parë i skuadrës së përbashkët hetimore mes autoriteteve italiane dhe shqiptare për të shkatërruar një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës. Janë çuar në pranga një grup prej 27 personash. Aktualisht po mbahet një videokonferencë e përbashkët mes autoriteteve italiane dhe shqiptare.

Dy vite hetime

Ky është operacioni i parë i një skuadre të përbashkët hetimore mes autoriteteve shqiptare dhe italiane. Operacioni eshte rezultat i një hetimi dy vjeçar nga prokuroria e Leçes në Itali. Nga autoritetet shqiptare u regjistrua procedimi penal i regjistruar 274/ 2016 për veprën penale “Trafik i narkotikëve” Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe Grupim i strukturuar kriminal”. Mes dy prokurorive ka pasur koordinim të punës në kohë reale, analizim të rezultateve të përgjimeve telefonike, vëzhgim ambjental paralele nga të dy autoritetet

Arrestimet në Vlorë

Në Vlorë janë prangosur 6 persona në Vlorë. Arrestimi i këtyre personave u bë me letërporosi të posaçme nga Italia.

Të arrestuarit:

Luka Beqiraj,
Bilbil Kabello,
Arbnor Hoxhaj,
Denis Pashaj,
Kujtim Elmazi
Kristian Llanaj

Mes të arrestuarve 21 shqiptarë

Ne Itali policia njofton për 27 persona të arrestuar mes të cilëve 21 shqiptarë e 6 italianë janë vënë në pranga nga Antidroga italiane me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, trafik ndërkombëtar armësh e materiale luftarake. Operacioni i Policisë së Leçes nën komandën e Drejtorisë së Përgjitshme të Romës çoi në shkatërrimin e 4 grupeve kriminale italo-shqiptare me bazë operative në provincën e Leçes por me aktivitet të shtrirë në dia rajone italiane Calabria, Toscana, Emilia Romagna, Sicilia, Liguria, Lombardia. Hetimet e këtij operacioni kanë zgjatur mbi 2 vjet. Në operacion morën pjesë mbi 100 efektivë policie.