Lulzim Basha, Pogradec: Hajdeni me 16 shkurt t’i zemë në çark si minjtë!

Nga fjala e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha me qytetarët e Pogradecit.

Kupa është mbushur!

Kupa është mbushur apo jo?!

Kupa është mbushur dhe po derdhet!

Ndaj t’i hapim rrugë një plani ekonomik, që këta të kthejnë miliardat që kanë vjedhur dhe në burg do të shkojnë.

Të gjithë qeveritarët e korruptuar si minjtë në çark do t’i zëmë më 16 shkurt dhe do t’i çojmë para drejtësisë.

16 Shkurti do të jetë ditë mësimi historik. Mësimi do të jetë ky: ky vend është i popullit, këto taksa janë të njërëzve, nuk do të tolerohen më 5 njerëz që të zhvasin pasuritë e shqiptarëve.

Më 16 shkurt jepini një mësim çdo qeverie tjetër se me popullin nuk luhet, se durimi ka marrë fund dhe koha e fjalëve ka marrë fund!

Evropa po na vëzhgon!

Ejani dhe jepni verdiktin përfundimtar të shtunën në Tiranë!