Kavajë, shoferi përplas për vdekje një person

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur këtë mbrëmje pranë Prokurorisë së qytetit. Një person që udhëtonte me biçikletë ëshë përplasur nga një makinë.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar identitetin dhe për të mundësuar arrestimin e tij.

Po ashtu hetimet pritet të zbardhin edhe shkaqet që sollën këtë aksident të rëndë, me pasojë vdekjen e një personi, identiteti i të cilit ende nuk është mësuar.