Braimllari: Rama e ka kompromentuar rëndë rolin e Policisë

Në Komisionin e Sigurisë, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari thotë se Kryeministri Edi Rama e ka kompromentuar rëndë rolin e Policisë së Shtetit. Më tej deputeti i LSI-së, nënvizoi se sot e keqja e vendit është Edi Rama që i ka futur duart kudo duke shkatërruar çdo instuticion duke ja hequr qytetarëve dhe duke ja dhënë krimit të organizuar.

”Por çfarë mund ti mësojë Akademia e Policisë oficerëve të ardhshëm të policisë kur drejtohen nga një Kryeministër i cili del hapur në lidhje me krimin e organizuar. Kemi të bëjmë me një Kryeministër i cili i bën thirrje publike Policisë së Shtetit në fushatë të heqi kapelet dhe të bëjë fushatë për rilindjen duke shkelur rëndë ligjin e policisë por dhe Kushtetutën e vendit”,-thotë më tej Braimllari.

Komenti i plotë

Përgatitja e oficerëve të aftë të Policisë së Shtetit si një trup që duhet të zbatojë ligjin dhe të ruajë rendin dhe sigurinë publike në vend është detyra kryesore e Policisë së Shtetit dhe në këtë detyrë rol kryesor duhet të luajë Akademia e Sigurisë.

Por çfarë mund ti mësojë Akademia e Policisë oficerëve të ardhshëm të policisë kur drejtohen nga një Kryeministër i cili del hapur në lidhje me krimin e organizuar. Kemi të bëjmë me një Kryeministër i cili i bën thirrje publike Policisë së Shtetit në fushatë të heqi kapelet dhe të bëjë fushatë për rilindjen duke shkelur rëndë ligjin e policisë por dhe Kushtetutën e vendit.

Nga ana tjetër ky Kryeministër e ka kompromentuar rëndë rolin e Policisë së Shtetit. Sot kemi drejtues të lartë të policisë që presupozohet të ruajnë rendin dhe sigurinë publike por në fakt janë në kërkim për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Sot e keqja e vendit është Edi Rama që i ka futur duart kudo duke shkatërruar çdo instuticion duke ja hequr qytetarëve dhe duke ja dhënë krimit të organizuar.