Bomba e “The Guardian”: Juventus ofron Dybala-n për Salah

Salah është objektiv i Juventusit sipas një shkrimi të publikuar së fundmi në gazetën e madhe britanike “The Guardian”. Nuk ka asgjë të çuditshme, pasi në realitet klubi bardhezi në sezonet e fundit është hedhur në kërkim të yjeve të futbollit.

Sulmuesi i Liverpoolit padyshim që është në mesin e më të mirëve. Numrat e sezonit të fundit flasin qartë, ndërkohë që këtë sezon ka realizuar 17 gola në Premier League, 3 në Champions.

Momo është një kampion absolut dhe është e gatshme që të ofrojë në tavolinë Dybala-n, duke i gjetur një zëvendësues për Klopp. Sipas mediave angleze Juventus duhet të bëjë gati 175 milionë euro për të bindur Liverpoolin për ta lënë të lirë, një shifër e frikshme, por kur mendon se në sezonin e fundit bardhezinjtë transferuan Ronaldon, duket asgjë e pamundur. /R.Lika-Koha Jone/