Basha në Pogradec: Qytetarët në shesh për protestën e 16 shkurtit

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka nisur takimet me qytetarët e Pogradecit për protestën në 16 Shkurt në Tiranë. Basha sapo ka mbërritur nga Tepelena, ku paradite vizitoi ish-kampin e internimit.

”Meqë këtu nga Pogradeci hodhi sfidën se do ta marrë bashkinë e Pogradecit. Po i kë bërë hesapet me Niçen, i ke bërë hesapet me krimin, nuk i ke bërë hesapet me popullin dhe i janë verbuar sytë. Do marr këtë do marr atë. Tani nga Pogradeci dua tja them shkoqur dhe qartë: Nuk je kryeministri i shqiptarëve, je kryehajdut, kryetrafikant. Deri të premten në 15 shkurt ke kohë të hapësh rrugën dhe ti japësh zgjidhje politike, më 16 shkurt populli do të trajtoje si kryeqen, si kryehajdut, si kryetrafikant”.