Zjarr në banesën e tyre në Belgjikë, humbin jetën dy shqiptarë

Dy shqiptarë kanë humbur jetën në Belgjikë pasi shtëpia ku ata jetonin u përfshi nga flakët.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Dilbeek ditën e premte. Sipas të dhënave të para, shqiptarët ndodheshin në katin e 2-të të një banese, e cila u përfshi nga zjarri.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që u mori jetën dy të rinjve nga Shqipëria. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje të rëndë.