Young zgjat “martesën” me Manchester United deri vitin 2020

Ashley Young është futbollisti i radhës që është bindur për të qëndruar te Manchester United pas afrimit të trajnerit Solskjaer.

Mbrojtësi i krahut i Djajve të Kuq nuk do të largohet në fund të këtij sezoni pasi ka rinovuar zyrtarisht kontratën me klubin nga Old Trafford edhe për një tjetër sezon deri në verën e vitit 2020. Ashley Young është pjesë e Manchester United që nga viti 2011 kur u transferua nga Aston Villa.

Me fanellën e United, Ashley Young i cili fillimisht aktivizohej si sulmues krahu, por trajneri Louis Van Gaal vendosi ta spostonte në mbrojtje numëron 227 prezenca dhe 17 gola të realizuar. Dëshira e Young ishte një dhe e vetme të qëndronte te Manchester United dhe për këtë arsye ai refuzoi oferta të ndryshme që kishin ardhur.