VIDEO-FOTO/ Investigimi në rrjetet sociale: Pedofilët në kërkim të minorenëve

Jeta e minorenëve është e rrezikuar në çdo moment, pasi të panjohur në rrjete sociale, që shpesh janë pedofilë, i joshin në menyra të ndryshme derisa t’i fusin në kurth.

Emisioni “Boom” ra në gjurmët e një aplikacioni “Grindr”, që ka një përdorim të gjerë nga meshkujt dhe që mund të shkarkohet nga kushdo që ka një smartphone.

“Boom” aktivizoi një profil të rremë, ku në të dhënat e dukshme shënoi  ndër të tjera “jam 14 vjec , “I’m 14”  dhe menjëherë kërkesat për chat ishin të shumta dhe të cuditshme.

Përdoruesit e këtij chati  filluan interesimin e tyre duke kërkuar të dhëna  të ndryshme  mbi preferencat seksuale të të miturit, ndonjë histori personale, foto intime. Shumë prej tyre shfaqën dëshirën për t’u takuar , pa marrë parasysh fare moshën e mitur të bashëbiseduesit.

Një shtetas i huaj 55 vjeçar (me banim në Tiranë) kërkoi të kishte marrëdhënie intime me një djalë 16 vjeçar.

I huaji: Ç’kemi vëlla?
I mituri: Ç’kemi? Si je ti ? Unë jam 16. Sa vjeç?

I huaji: 55. Mirë , unë e di se si mund të të bëj ty të lumtur.
I mituri : Si?

I huaji : Nëse ne do takohemi , do ta mësosh.
I mituri: Kështu që … ti nuk e ke problem moshën time?
Pedofili: Jo.

TAKIMI

I huaji: Atëherë , sa vjeç je ti ?
I mituri : Unë jam 16

I huaji: Dëshiron të shkojmë tek apartamenti im apo do të qëndrojmë këtu, sepse është ftohtë
( i prek gjurin me këmbë ).
Të pëlqejnë disa puthje? Hera e parë është eksituese.
I mituri :  Më pëlqen realisht  kur thua nuk ka problem, ok je 16 vjeç, s’ka problem sepse ka disa që thonë je i vogël..E tmerrshme!
I huaji: Epo, rëndësi ka të paktën që nuk je i vogël në mendje.
Do të të pëlqente të putheshe?
I mituri : Tani ?
I huaji: Jooo. Nesër!
Në të gjithë trupin ,jo vetëm këtu dhe këtu …Shumë ngrohtë.

SMS PAS TAKIMIT

I huaji: Kevin, më tërhoqe shumë. Mezi po pres të të takoj nesër.
I mituri: Ti dëshiron të më takosh mua kaq shpejt?
I huaji: Unë dëshiroj  nxehtësinë e trupit tënd.

Ndërsa një 47 vjeçar nga Tirana tentoi të abuzonte seksualisht që në takimin e parë me djalin e mitur.
I mituri : Jam këtu unë te një dyqan me fruta -perime.
47 vjeçari: E di mo e di të kam parë. Shiko, ec drejt më poshtë , majtas ke një tunel , futu aty.

I mituri : Nuk futem në tunele unë ,  hajde më merr këtu.
47 vjeçari: Po kapuçin? Pse e ke vënë kapuçin? Nuk e heq dot kapuçin ti? Më ngjan si i maskuar me atë kapucin ti. Ashtu më trembe ti mua.
I mituri : Sa kam bërë dush.
47 vjeçari: Paske bërë  bërë dush ëëëëëëëë? Kalo rrugën këtëj .

TAKIMI

I mituri: Ku do vemi?
47 vjeçari: Për vrap nga liqeni. Si për andej je veshur ti, për nga liqeni.

I mituri : Mua më vjen mirë për një gjë që nuk e kishe problem moshën se thonë ca “u qënke i vogël”.
47 vjeçari: Aaaa po i vogël je ti.

I mituri : Këtej qënka më ftohtë se është Lana afër.
47 vjeçari: Aty do futemi ne. As pesë minuta .
S’ke ndonjë foto aty ti se mirë atje nuk i coje.
I mituri: Unë s’mbaj kshu . Ca fotosh do ti? Nudo mo?

47 vjeçari: Po. Ti ta heq trurin fare ti .
I mituri : Ku do shkojmë këtej ?
47 vjeçari: Shkojmë në ndonjë vend këtej  të fus duart njëcik unë ty.
I mituri: Ouuuu . Që sot mo?
47 vjeçari: Eee. Mbas eksperiencës vjen preferenca

Emisioni “Boom’ solli të përmbledhura  komunikime ,ndër to edhe të një punonjësi bashkie i cili shfaqi interes për një 14 vjeçar.
Shume biseda nuk u transmetuan të plota për shkak të fjalorit të papërshtatshëm.

/Ora News