Tre zv.ministrat shqiptarë të mbrojtjes bëjnë shqiponjën në Tiranë

“Shqiponja” mbërrin në Tiranë, aty ku tre zv.ministra shqiptarë të Mbrojtjes nga tre vendet e Ballkanit kanë zhvilluar një takim mes tyre, në funksion të ecurisë së mëtejshme të bashkëpunimit mesd vendeve te rajonit.

Shqiptarët janë shfaqur gjithnjë e më bashkëpunues me njëri tjetrin, teksa FSK po shndërrohet në ushtri në Kosovë dhe Maqedonia e Veriut po anëtarësohet me të drejta të plota në NATO.

Takimi vëllazëror është zhvilluar sot në zyrën e Petro Koçit, ku tre zv.ministrat shqiptarë të Mbrojtjes, përkatësisht të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut kanë diskutuar për bashkëpunimin e mëtejshëm të tre vendeve në fushën ushtarake.

Zv.ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë Petro Koçi, zv.ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut Bekim Maksuti dhe zv.ministri i Mbrojtjes së Kosovës Burim Ramadani, kanë vlerësuar fort kooperimin dhe mbështetjen mes vendeve respektive në funksion të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjërë.