Studentët e Juridikut sot lirojnë ambientet e fakultetit

Studentët e Juridikut, të cilët prej disa kohësh qëndrojnë të ngujuar në auditore, do të lirojnë ambientet e Fakultetit sot në mbrëmje.

Ky vendim është marrë pas thirrjes së bërë nga Senati Akademik i Universitetit të Tiranës.

Prej disa ditësh, studentët të cilët i janë rikthyer mësimit po zhvillojnë mësim në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” për të zëvendësuar orët e munguara.

Ndërkohë sot studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë janë në protestë.