Solari me “dhimbje koke”, Benzema në dyshim për sfidën në Champions

Karim Benzema është në dyshim për ndeshjen e së mërkurës për Ligën e Kampionëve, kundër Ajaxit, pasi ka pasur probleme në qafë. Francezi është stërvitur i vetëm në palestër ditën e sotme dhe ende nuk dihet nëse do të luajë në Amsterdam.

Sulmuesi francez është një ndër lojtarët më të rëndësishëm për momentin te Reali këtë sezon dhe ka shënuar 18 gola deri tani. Ai ka luajtur 1827 minuta gjithsej në të gjitha kompeticionet me Realin, ndër lojtarët që kanë luajtur më shumë te madrilenët.

Mungesa e tij do të jetë shumë e madhe, pasi duhet t’i  bëjë llogaritë ndryshe për këtë sfidë kaq të vështirë të Realit në Holandë. As Llorente me Iscon nuk janë të gatshme për gatshme.