Rrëmbeu dy çmime ”Grammy”, Berisha: Një urim për superyllin botëror Dua Lipa

Për suksesin e Dua Lipës gëzon dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Pa denoncime të “qytetarit dixhital’, Berisha hapësirën në facebook ia ka dedikuar këngëtares shqiptare me origjinë nga Kosova.

”Një urim për superyllin botëror të Pop-it, Dua Lipa! Miq, superylli boteror i Pop-it, çika e Kosovës, Dua Lipa ngjitet në zenitin e suksesit. Ajo mbrëmë fitoi çmimin Grammy, shpallet “Artistja e re më e Mirë e Vitit”! Por nata e ceremonise vjetore të çmimeve Grammy ishte e magjishme për Duan, ajo fitoi dhe çmimin “Best Dance Recording”. Urimet më të përzemerta për Duan! sb”, shkruan Berisha në Facebook.

Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përgëzoi këngëtaren shqiptare për sukseset e saj dhe që larëson figurën e Kosovës në mbarë botën.