Ramsey firmos parakontratë me Juven, BBC zbulon pagën e frikshme të uellsianit

Aaron Ramsey ka nënshkrua një parakontratë me skuadrën e Juventusit, për t’u transferuar në qershorin e këtij viti me kosto zero. 28-vjeçari ka firmosur një kontratë 4-vjeçare, duke i dhënë fund aventurës prej 11 sezonesh te skuadra e Arsenalit.

Uellsiani ka kaluar vizitat mjekësore gjatë muajit janar, duke hedhur poshtë ofertën e disa klubeve të mëdha europiane. Kontrata e tij skadonte në fund të sezonit, duke ngjallur interesimin e Barcelonës dhe PSG që këmbëngulnin për ta rrëmbyer në verë, por bardhezinjë janë treguar më të shpejtë.

Arsenali i ofroi rinovimin e kontratës që në muajin shtator, por Ramsey e refuzoi për shkak se nuk është përshtatur me skemat e trajnerit të ri Unay Emery. BBC raporton se ai do të përfitojë 400 mijë paundë në javë, duke e bërë futbollistin e dytë më të paguar te skuadra e Juventusit.

Ramsey në 259 ndeshje me Arsenalin ka gjetur rrugën e rrjetës 61 herë, duke qenë një ndër mesfushorët që ka shënuar më shumë në sezonet e fundit. /Rozalb Lika-Koha Jone/