Po shkëlqen te Brescia, Ndoj sezonin e ardhshëm mund të luajë në Seria A

Db Brescia 12/05/2018 - campionato di calcio serie B /Brescia-Empoli / foto Daniele Buffa/Image Sport nella foto: Emanuele Ndoj

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Emanuele Ndoji po kalon një moment shumë pozitiv te skuadra e Brescias në Seria B, teksa në fundjavë shënoi një gol si dhe fitoi një 11-metërsh.

Paraqitja dinjitoze e 22-vjeçarit ka zgjuar interesin e drejtuesve të Sampdorias. “TuttoB.com” zbulon se në ndeshjen mes Brescias dhe Carpit ka pasur skaut nga klubi i Serisë A, të cilët kanë ndjekur nga afër mesfushorin shqiptar.

22-vjeçari në sezonin e ardhshëm mund të luajë për herë të parë në Seria A pas disa sezoneve shumë të mira me ekipin e Brescias, ku edhe ka nisur karrierën. /R.Lika-Koha Jone/